Reklame:

Moti i keq – Kufizime te furnizimit me uje ne Lushnje

UKL Lushnje modernizon sherbimin

Si pasoje e motit te keq gjate mbremjes se sotme i shoqeruar me stuhi dhe rebeshe shiu, i cili parashikohet te vazhdoje edhe diten e neserme, Ujesjelles Kanalizime Lushnje ka njoftuar se do te kete kufizime te furnizimit me uje ne disa zona te Lushnjes.
Me poshte keni njoftimin e plote.

Njoftim!
Per shkak te shirave dhe ererave te forta eshte stakuar energjia elektrike ne stacionet e pompimit te Konjatit dhe Gajdes. Sipas parashikimeve te motit, mbremja e sotme dhe dita e neserme do shoqerohen me shi dhe erera te forta, ndaj do te kemi kufizime te orarit te furnizimit me uje te pijshem ne qytet si dhe ne njesite administrative Fier Shegan, Allkaj, Krutje dhe Bubullime.
Grupet e punes po ndjekin punen ne terren per riparimin e difekteve.
Faleminderit per mirekuptimin UKL Lushnje.