Reklame:

Divjake: “Urban Lab” drejt perfundimit, garanci per zhvillimin e agroturizmit

Punimet e ndërtimit të laboratorit multifunksional  “Urban Lab” në Divjake janë gati të përfundojnë. Urban Lab eshte nje investim i Agjencise Italiane te Bashkëpunimit për Zhvillim ku eshte projektuar per te qene nje qendër e madhe zhvillimi dhe promovimi e territorit ne fushen e agro turizmit dhe jetes social ekonomike.

Ne kete laborator bashkëkohor do te kryhen analizat e tokës, ujit dhe prodhimeve bujqësore. Sipas kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi ne nje interviste per Tv Apollon eshte shprehur se ngritja e këtij laboratori ka ardhur si rrjedhojë e ankesave të vetë fermerëve dhe synon të paraprijë cilësisë.

 

Kanë hyrë në fazën përfundimtare punimet për ndërtimin e një laboratori bashkëkohor për analizat e tokës, ujit dhe prodhimeve bujqësore.

Kanë hyrë në fazën përfundimtare punimet për ndërtimin e një laboratori bashkëkohor për analizat e tokës, ujit dhe prodhimeve bujqësore. Sipas kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi ngritja e këtij laboratorI ka ardhur si rrjedhojë e ankesave të vetë fermerëve dhe synon të paraprijë cilësisë.

Gepostet von TV Apollon am Dienstag, 15. Oktober 2019