Reklame:

Lengu i panxharit per shendetin e trurit dhe tensionin e gjakut

Pirja e lengut te panxharit rrit qarkullimin e gjakut ne tru tek njerezit

Ky konkluzion tregon se kokrrat e kuqe te panxharit luftojne kunder uljes se funksioneve te trurit sidomos pas moshes 50 vjeçare, sipas nje studimi te fundit.

Rrenja e panxharit permban perqendrime te larta te nitrateve, te cilat shnderrohen ne nitrite ne organizem.

Keto substanca ndihmojne hapjen natyrale te eneve te gjakut ne trup, duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenin ne zona qe nuk kane mjaftueshem oksigjen.

Studimet e meparshme kane treguar se nitratet zgjerojne enet e gjakut dhe ulin tensionin e tij.

Por studiuesit thone se kjo ishte e para here kur u gjet se nitritet gjithashtu rrisin rrjedhjen e gjakut ne tru.

Keto substanca te mira gjenden gjithashtu ne perqendrime te larta ne selino, laker dhe perime te tjera me gjethe te gjelbra si spinaqi

Qarkullimi i gjakut ne tru sjell gjykim te mire

Ka pasur disa studime te famshme qe tregojne se pirja e lengjeve te panxharit arrin te ule presionin e gjakut, pirja e lengut ne fjale funksionin njelloj si pirja e lengut te limonit kur vihet re rritja e tensionit.

Ka zona ne tru qe gradualisht fillojne te dobesohen si pasoje e kalimit te moshes, dhe kjo besohet te jete e lidhur me mungesen e perqendrimit, veshtiresi ne gjykim dhe arrin deri ne demence.

Lengu i panxharit ul presionin dhe tensionin e gjakut

Ekspertet thone se eshte perqendrimi i larte i nitrateve ne panxhar jane pergjegjes per perfitimet.

Ne nje proces te gjate biologjik, nitratet nga burimet ushqimore si panxharet dhe perimet jeshile me gjethe shnderrohen ne oksid nitrik brenda trupit.

Oksidi nitrik pastaj qeteson enet e gjakut dhe zgjeron ato, gje qe ndihmon rrjedhjen e gjakut me lehte dhe ul tensionin e larte.

Studimet kane gjetur reduktime tejet mbreselenese ne presionin e gjakut deri ne 10 pike ne matje tensioni.

Kjo ka ndodhur kur mjeket kane matur tensionin e gjakut brenda tre oreve nga konsumi i lengut te panxharit.

Konsumimi i nje ushqimi te pasur me nitrate, nga burime natyrore si panxhari dhe perime jeshile me gjethe eshte nje keshille e mire.

Sa leng panxhari duhet te kosumohet ne nje dite?

Ekspertet kane treguar se 1-2 kokrra panxhar ne dite jane me shume se te mjaftueshme per te siguruar perfitimet e siperpermendura.

Nje leng panxhari ne mengjes pas vaktit jep nje ndihmese te madhe. Shtoni 2 karota dhe 2 molle dhe lengun e perftuar pijeni me nje here.