Reklame:

Specialisti Malko: Laguna e Karavastase ka nevoje urgjente per nderhyrje!

Shoqata e Parqeve Kombetare dhe Agjencia e Zonave te Mbrojtura sebashku me Ministrine e Mjedisit po kryejne disa konsultime ne te gjitha parqet dhe zonat e mbrojtura ne shqiperi. Ne keto diskutime me institucionet vendore, shoqatat mjedisore dhe banoret po shikohet mundesia e ndryshimit te kufijve te zonave te mbrojtura si dhe zgjidhja per problemet aktuale qe ato kane.
“Ndryshimet klimatike e kane bere domosdoshme kete nderhyrje ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta sidomos ne zonen e Lagunes” – keshtu eshte shprehur specialisti i njohur i ekosistemeve natyrore z. Fadil Malko gjate nje interviste ne emisionin Agronews. Zoti Malko iu pergjigj pyetjeve te gazetarit Shkelqim Bylykbashi mbi diskutimet te cilat u zhvilluan ne takimin e dyte ne PKDK mbi nje zgjerim te mundshem te kufijve te ketij parku.
Parku Kombetar Divjake-Karavasta e ka te nevojshme zgjerimin e kufijve sidomos gjate grykederdhjes se lumit Shkumbin. Gjithashtu nje nevoje imedjate per nderhyrje ka edhe zona e lagunes e cila si pasoje e largimit te detit po asfiksohet. Eshte e nevojshme qe kanalet e lagunes te cilat kryejne lidhjen me detin te thellohen dhe te mirembahen sepse ne kete menyre rriten prurjet e peshkut i cili eshte ushqim jo vetem per njerzit por edhe per pelikanin Kaçurrel. Renia drastike e sasise se peshkut ne lagune do te detyronte pelikanin te shkonte diku tjeter te gjente ushqim dhe te ndertonte folete e tij. – deklaroi specialisti i ekosistemeve natyrore Fadil Malko.

Ne linkun e meposhtem mund te ndiqni emision e plote Agronews: