Reklame:

Kultivimi i shalqirit – Mbrojtja dhe ujitja te domosdoshme gjate formimit te frutit

Gjatë vegjetacionit ose prodhimit të shalqirit, nevojitet kujdes i të mbjellave që do të thotë prashitje e rregullt për shkatërrimin e barishteve ose me anë të përdorimit të herbicideve, të cilat me sukses i zhdukin barishtet. Gjithnjë e më tepër përdoret mulçerimi plasmasi i zi i cili është i dobishëm për mbrojtje nga barishtet, e mban nxehtësinë, lagështinë dhe ka një sërë anë të tjera pozitive. Për mbrojtje rregullisht përdoren preparate kundër vrugut, antraknozës, botritisit ose kalbjes gri.

Këto janë sëmundjet të cilat zakonisht e sulmojnë shalqirin. Më pas përdoren insekticide kundër morrave të fletëve, merimangës, tripsit, si dhe insekteve të tokës që në fillim kur mbëltohet rasati i shalqirit. Për insektet e lartpërmendura është me rëndësi të madhe mbrojtje prej tyre sepse gjatë periudhave të caktuara përhapen shumë shpejtë dhe atëherë mbrojtja është më e vështirë dhe mund ti shkaktohen dëme të mëdha prodhimit.

Për shembull, antraknoza është një nga sëmundjet e cila mund të shkaktojë dëme të mëdha te shalqiri. Me qëllim të pengohet dukuria e tillë, shalqiri nuk duhet të kultivohet në sipërfaqe të njëjtë per 3- 4 vjet. Për mbëltim duhet të përdoret farë e shëndetshme, e certifikuar, e dezinfektuar.

Të kultivohen lloje dhe hibride të cilat do të jenë pak të ndjeshme ndaj antraknozës. Mbrohet me Mankozeb, Kapta ose në bazë të triforinës – Saprol i cili ka efekt shërues. Krimbi i zi te shalqiri ose Didynella bryoniae jane me rrall te pranishme. Bëhet fjalë për kërpudhë parazitore. Në veçanti paraqitet në lagështi, kohë me shi dhe në temperaturë prej 20 deri në 250C.

Bimët e sëmura nxihen shpejtë dhe kalben. Kërpudha qëndron në pjesët e infektuara dhe mbetjet. Përveç kërpudha parazitore, te shalqiri dëm te madh mund të shkaktojnë edhe insektet. Në tokë dëme më të mëdha shkaktojnë krimbat e ndryshëm, gjethe ngrënësit e tj. Ata mund të zhduken me përdorimin e preparateve në brazda në bazë të fenitrotion ose malation ose me inkorporimin e tokës me preparate nga grupi i piretroideve. Në pjesët mbi tokësore dëm mund të shkaktojë morri i gjetheve të pjeshkës.

Kur paraqitet shume ose gjatë ndonjë viti kur ka fatkeqësi natyrore, më shpesh duhet trajtuar gjatë vegjetacionit. Dëme të mëdha mund të shkaktojnë edhe merimangat (tetranichys urticeae). Duke pasur parasysh se kanë numër të madh të gjeneratave, mund të shkatërrojnë bimën tërësisht. Me përdorimin e akaricideve dhe disa insekticideve, bima e shalqirit, suksesshëm mund të mbrohet pa pasoja ose reduktim të rendimentit.
Tek ne ka prodhues të cilët realizojnë rendimente të larta, madje deri në 80 t/ha. Mirëpo, parë në përgjithësi, rendimentet janë të ulëta. Shkaqet për rendimentet e tilla të ulëta janë: Zbatimi i dobët i masave agroteknike, përdorimi i plehut mineral është shumë i vogël, mungesa e plehrave artificiale, mbrojtja e pa mjaftueshme nga parazitë dhe insekte të dëmshme.

Gjatë përpunimit të tokës në fillim duhet pasur kujdes të mos dëmtohen loza të cilat shalqiri i lëshon nëpër të gjithë sipërfaqen sepse krijohen kushte për përhapjen e sëmundjeve, ndërsa frutat e vegjël thahen dhe kalben. Gjatë gjithë sezonit nevojitet ujitje, por sasitë më të mëdha nevojiten gjatë krijimit të frytit.

Ekzistojnë më tepër mënyra për ujitje, ndërsa më e mira është përmes sistemit pikë pas pike dhe me shi artificial ose me përdorimin e spërkatësve. Shalqiri, si kulturë e tokës më të lehtë dhe të shkriftë, kërkon ujitje të bollshme. Hedhja e plehut zakonisht realizohet pas kryerjes së analizave të tokës dhe analizave agrokimike.

Zakonisht, plehrat përdoren para embeltimit, pastaj gjate embeltimin dhe pas embeltimit. Zakonisht përdoret pleh në raport NPK 1:2:1 pastaj 1:3:1, përdorimi i KAN dhe në fund pleh më kombinim ku kalciumi është i pranishëm në përqindje më të madhe për shkak të rritjes dhe pjekjes së frytit.

Gjithashtu, bëhet këputja ose shpimi i majës së lastarit dhe ajo që është shumë e rëndësishme, duhet të qëllohet çasti i duhur. Me realizimin e drejtë të kësaj mase, afati i mbledhjes mund të ndodhë një javë para kohe. Rendimenti lëviz prej 40 deri në 50 t/hektar.

Mbledhja zhvillohet me dorë dhe nevojitet kujdes i madh rreth identifikimit të fazës së pjekurisë, rreth së cilës prodhuesit tanë ndonjëherë bëjnë gabime mjaft të mëdha. Pjekuria dhe simptomat
varen nga veçoria e llojit, nga ngjyra e frytit, periudha nga mbëltimi deri në mbledhje, si dhe nga temperaturat dhe të gjitha masat të tjera agroteknike të realizuara në kohë ose jo në kohë.