Reklame:

Lufta e te rinjve ne zhvillimin e qendrueshem!

Me një pjesëmarrje të gjerë nga 15 organizata europiane mjedisore me fokus përfshirjen e të rinjve në adresimin e çështjeve mjedisore në datat 12-16 nëntor u zhvillua sesioni studimor me temë “Lufta e të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm”, i mbajtur në “European Youth Center” në Budapest, Hungari.

Qëllimi i këtij studimi ishte njohja me impaktet që sjell dixhitalizimi në proceset mjedisore si dhe njohja me te drejtat e njeriut në aspektin mjedisor.

Ky sesion u mbështet nga YEE- Youth and Environment Europe në bashkëpunim me Këshillin Europian.

Një sërë të ftuar të fushave të ndryshme u bënë pjesë e këtij takimi, të cilët treguan se duhet të shohim dhe mbeshtesim elemente të cilët kanë një ndikim mjaft të konsiderueshëm në jetën dhe mjedisin që na rrethon.

Gjatë këtij sesioni studimor një rëndësi e madhe ju dha punës së përbashkët në grupe e të rinjve dhe diskutimeve të shumta lidhur me përfshirjen në fushat mjedisore dhe rritjen e pjesëmmarrjes së tyre në proceset e vendim-marrjes.
Një panair OJF-sh u zhvillua gjatë këtij takimi për t’u njohur me organizatat e vendeve të tjera dhe mbi zhvillimin e një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen.