Reklame:

Prodhimi i perimeve ne toka artificiale!

Prodhimi i perimeve në toka artificiale është gjithnjë dhe më i famshëm në botë. Për këtë trend ekzistojnë dy shkaqe:
1- Problemi me truallin ku për arsye të ndryshme siç janë ndotja e tokës me sëmundje fitopatogene, mbjellje shumëvjeçare monokulturë apo intensive, trualli i keq (pH, struktura, ujërat nëntokësore);
2- Kjo mënyrë e prodhimit është më pak e rrezikshme.

Interesi financiar mund të gjendet në dy aspekte në këtë prodhimtari:
a- Siguri dhe stabilitet i të ardhurave – prodhuesit mund të jenë pothuajse të sigurt se do të kenë të ardhura të ngjashme për njësi të sipërfaqes;
b- Kursim i energjisë gjatë prodhimtarisë.

Përparësitë e prodhimit të perimeve në toke torfë:
– Bima nuk ka kontakt me token e cila mund të jetë e infektuar me nematode, verticilium, fuzarium dhe shkaktues të tjerë të sëmundjeve si edhe insektet dëmtuese.
– Nuk ka shfaqje të dukurisë “lodhje” e tokës.
– Mundësi për kontrollim të tërësishëm të rritjes dhe zhvillimit të bimës.
– Kontroll i saktë dhe preciz i ujitjes dhe plehërimit.
– Mundësi për kultivim të më tepër bimëve në një metër katror, në fazat e fillimit të zhvillimit dhe rritjes. Në këtë mënyrë kursehet energji (ngrohje).
Mangësitë e kësaj mënyre për prodhim janë:
– Investime të mëdha në fillim (substrat, saksi ose qese, sistem pikë për pikë, pajisje për të kontrolluar ujitjen dhe plehërimin).
– Shpenzim më i madh i plehrave minerale;
– Nevojiten njohuri të madha dhe profesionalizëm.

Para se të fillojë me zbatimin e kësaj teknologjie të prodhimit, fermeri duhet së pari të bëjë disa përgatitje themelore. Para së gjithash bëhet analizë kimike e ujit për ujitje për këta parametra. pH, EC. Ca, Mg, HCO3, NA, Cl, NO3, kurse nëse ka mundësi, duhet të kryejë edhe analizë kimike për prezencën e mikroelementeve në ujin për ujitje. Gjithashtu, edukimi shtesë dhe trajnimi janë me rëndësi të veçantë për çdo fermer i cili do të punonte me këtë teknologji për prodhim.

Veçimi i shtresës torfë (qeset torfë të cilat shërbejnë si medium për zhvillim të sistemit të rrënjëve) nga sipërfaqja bëhet me agrotekstil të trashë (90 -110g/m2) i cili shtrihet mbi të gjithë sipërfaqen. Pajisja për ushqim duhet të përbëhet nga minimum dy rezervuarë të mëdhenj (TANK A dhe TANK B). Fertigacioni varet nga kultura që kultivohet, si dhe nga fenofaza.