Reklame:

Çmimet boterore te ushqimeve bien ne shkurt, FAO: Ka ndikuar perhapja e virusit

Çmimet botërore të ushqimeve kanë shënuar rënie gjatë muajit shkurt. Sipas të dhënave nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), rënia ka ardhur si pasojë e rënies së mprehtë të çmimit të eksporteve të vajrave vegjetarianë, që vjen pjesërisht nga frika se koronavirusi mund të ngadalësojë kërkesën globale.

Kjo është hera e parë në katër muajt e fundit që çmimet e ushqimeve shënuan rënie në baza mujore apo mesatarisht 180,5 pikë në muajin pararendës. Çmimet e ushqimeve ranë me 1 për qind në shkurt, por krahasuar me një vit më parë janë 8,1 për qind më të larta.

Indeksi i çmimit të vajrave vegjetarianë ra me 10,3 për qind në shkurt krahasur me janarin, i ndikuar nga mbiprodhimi i vajit të palmës në Malajzi, si dhe nga rënia e përkohshme e kërkesës së Indisë për import nga shqetësimi i përhapjes së koronavirusit.

Çmimi i drithërave se bashku me çmimin e grurit kanë pësuar gjithashtu rënie, duke reflektuar tregjet e furnizuara mirë. Po ashtu edhe çmimi i misrit ra, pasi kërkesa e ushqimit për kafshët u zhyt në mes të pritjes për dobësimin e ekonomisë globale.

Ndryshe sa më lartë, çmimi i orizit është rritur, shoqëruar nga kërkesa të forta të blerësve në Lindjen e Largët dhe Afrikën Lindore.

Sipas të dhënave të publikuara nga FAO çmimi i mishit ra me 2 për qind në shkurt, krahasuar me muajin janar, i ndikuar nga zvogëlimi i importeve nga Kina.

Indeksi i çmimit të qumështit u rrit 4.6 për qind, i udhëhequr nga rritja e kuotimeve të çmimeve për djathin, pjesërisht e lidhur me zvogëlimin e prodhimit në Australi.

Me 4,5 për qind është rritur çmimi i sheqerit, kjo vjen pasi është ulur prodhimi i tij në Indi dhe Tajlandë, ndërsa është forcuar kërkesa globale për import. (Monitor)