Reklame:

Koronavirusi/ Fieri dhe Lushnja i binden masave ekstreme te shtetrrethimit

Masat ekstreme te shtetrrethimit te mara nga qeveria per te kufizuar perhapjen e Koronavirusit duket se po zbatohen nga qytetaret e Lushnjes dhe te Fierit.
Qyteti i Fierit mengjesin e sotem eshte zgjuar me rruge pothuajse te zbrazura. Nuk ka pasur levizje te automjeteve ndersa bizneset kane qene te mbyllura.

Edhe qytetarët e Lushnjes i kanë kufizuar lëvizjes këtë të premte, në zbatim të rregullave te shtetrrethimit deri të dielën në mesnatë ku nuk do të lejohet të qarkullojnë makinat private, taksitë apo automjetet e transportit publik, si masë parandaluese ndaj COVID-19.
Policia dhe ushtria kanë ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit per te verifikuar zbatimin e ketyremasave dhe per te penalizuar shkelesit.

Vetëm makinat që shpërndajnë ujin në dyqanet ushqimore janë parë këtë mëngjes në lëvizje, ndërsa hapur kanë qenë vetëm furrat e bukës.
(Pamjet Reporttv)