Reklame:

Agrobiznesi thirrje qeverise: Lejoni veterineret, blegtoret e bujqit te qarkullojnë pa orar, qe te shmangim kolapsin

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) Agim Rrapaj i kërkon qeverisë që të marrë disa masa në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, veterinarisë dhe mekanikës bujqësore pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Këshilli kërkon që blegtorët, bujqit dhe veterinerët të lejohen që të qarkullojnë pa orar për të shmangur kolapsin agroushqimor.

Deklarata e plotë
Disa masat qe duhen marr ne sektorin e bujqesise, blegtorise, veterinarise dhe mekanikes bujqesore. KASH solidarizohet plotesisht dhe ka udhezuar te gjithe anetaret e vet, qe te zbatojne rogorozisht masat e propozuara dhe vendimet e marra deri tani nga organet e specializuara dhe ato kopetente, per te prandaluar perhapjen e Covid 2019. Ne funksion te qellimit te mesiperm, por edhe per  te mos e futur ne kolaps zinxhirin e prodhimit ushqimor, ju propozojme disa masa qe duhen marr dhe publikuar pa humbur kohe nga organet kopetente qe drejtojne betejen me Covid 2019, per disa  kategori te specializuara, qe kane kapcitete ta perballojne kete beteje pa u demtuar vet dhe pa i demtuar te tjeret:

1. Mjeket veterinere, zootekniket, ekspertet e insiminimit artificial, personeli farmacive bujqesore dhe atyre veterinare, personeli stacioneve veterinare private, Agronomet e mbrojtjes se bimeve dhe personeli farmacive bujqesore, te trajtohen nga organet e ruajtjes se rendit me te njejtin status si edhe personeli shendetsor human, qe nuk  sherben drejte perdrejte me te semuret e infektuar nga Covid 2019.

2. Drejtuesit e mjeteve te mekanikes bujqesore, disa punonjes te qendrave te shitjes dhe riparimit te mekanikes bujqesore, blegtoret, prodhuesit, perpunuesit dhe transportuesit  e ushqimeve te blegtorise, te bletarise, te konsiderohen e trajtohen nga organet e ruajtjes se rendit me statusin e miratuar deri tani per punonjesit qe sherbejne ne hallkat e zinxhirit ushqimor per furnizimin e popullit me ushqime.

3. Blegtoret, transportuesit e qumeshtit, vezeve, mishit, administratoret e shoqatave dhe fermave blegtorale dhe komplekseve te prodhimit te ushqimit te blegtorise, qe ndodhen ne kushtet e mungesave dhe kufizimit te fuqise punetore,  te mos kufizohen me orare fixe ne levizjet qe Ata detyrohen te bejne ne kembe ose me mjete te transportit public ose personale ne drejtim te fermave te tyre.

4. Tu krijohen disa lehtesi ne levizje dhe ne furnizimin me preparate dezinfektuese cilesore, te miratuara nga organet kopetente shendetsore, specialisteve te dizinfektimit te stallave dhe komplekseve blegtorale.

Ne jemi te bindur se propozimet e sipercituara nuk i cenojne masat e marra deri tani per kufizimin e perhapjes se Covid 2019. I gjithe personaeli sa me siper cituar eshte i afte per te perballuar kete beteje, ka njohurite e nevojshme dhe i ndergjegjesuar, per te realizuar te gjitha kerkesat e nevojshme dhe te domosdoshme per kufizimin dhe parandalimin e perhapjes se Covid 2019.  Ata kane eksperience sepse jane ndeshur dhe kane punuar ne kushte te ngjashme veshtiresie per perballimin e situatave qe shpesh jane krijuar nga disa epidemi qe kane ndodhur me pare ne kafshe.