Reklame:

Pelikani Kaçurrel thyen rekordet e 30 viteve te fundit ne PKDK

Shifra rekord jane regjistruar kete vit per Pelikanin Kaçurrel ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta ku kan çelur 55 zogj  nga me shume se 80 fole.
“Ndersa i gjithe globi po lufton me pandemine e koronavirusit natyra vazhdon e qete ne ciklin e saj jetesor ndersa rengersat jane ne detyre per mbrojtjen dhe monitorimin e Zonave te Mbrojtura.”– keto jane fjalet e Ministrit te Mjedisit i cili ka bere publik kete lajm te mrekullueshem ku ka publikuar edhe nje video te realizuar me dron.

“Përmes këtyre pamjeve të ditës së sotme, le të shijojmë virtualisht “ishullin” e pelikanit në Parkun Kombëtar të Karavastasë, ku numërohen mbi 80 fole të pelikanëve dhe kanë çelur 55 zogj. Është shifra më e lartë në 30 vitet e fundit”.

Ndërsa përpjekjet tona janë përqëndruar në luftën kundër COVID19, natyra vazhdon e qetë ciklin e saj jetësor? ndërsa rengersat në detyrë për mbrojtjen dhe monitorimin e Zonave të Mbrojtura. Përmes këtyre pamjeve të ditës së sotme, le të shijojmë virtualisht "ishullin" e pelikanit në Parkun Kombëtar të Karavastasë, ku numërohen mbi 80 fole të pelikanëve dhe kanë çelur 55 zogj. Është shifra më e lartë në 30 vitet e fundit. #qëndronështëpi #smilealbania???

Gepostet von Blendi Klosi am Montag, 30. März 2020

Puna e perkushtuar, profesionale dhe e palodhur e stafit te AdZM Fier e cila i ka kushtuar nje rendesi teper te vecante krijimit te kushteve te duhura per folenizimin e Pelikanit Kaçurrel i cili shtohet vetem ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta.
PKDK eshte parku me i madh ne shqiperi dhe eshte oaz natyror i cili eshte vene ne fokusin e shume shoqatave per ta mbrojtur ate nga shkaterrine te ndryshme qe mund ti shkaktohen nga dora njerzore.
Shoqata Horizont EU dhe MEN jane aktualisht duke zbatuar nje projekt i cilio ka ne fokus zhvillimin e qendrueshem ekonomik te kesaj zone duke respektuar natyre dhe biodiversitetin e kesaj mrekullie te natyres qe fatmiresisht ndoshet ne Divjake.

Drejtori i AdZM Fier Ardian Koçi ka publikuar nje grafik me statistikat e viteve te meparshme te numrit te pelikaneve, te realizuar sebashku me drejtuesin e Shoqates AOS Taulant Bino.
Ne kete grafik shihet qarte puna qe eshte bere vitet e fundit duke arritur ne shifra te viteve 80.