Reklame:

Duhani i eger u jep shprese studiuesve per kuren kunder COVID-19

Pirja e duhanit vret, por duhani i egër mund të shpëtojë miliona jetë. Shkencëtarët janë në pararojë të kërkimit për një vaksinë bashke me idenë e krijimit të vaksinave  te biomjeksise kundër virusit Covid-19 përmes sekuencimit të ADN-së së duhanit të egër. Në bast për këtë ide është një konsorcium ndërkombëtar i koordinuar nga Universiteti i Teknologjisë Australiane Queensland në Brisbane dhe i përbërë nga katër qendra kërkimore. Midis tyre ka edhe agjencia Italiane Enea (Agjensia Kombëtare për teknologji të reja, energji dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik).

“Ne po lëshojmë sekuencën e gjenomit sipas kërkesës për të gjithë ekipet që përdorin mjeksine molekulare për të luftuar pandeminë Covid-19, me shpresën se kjo do të përshpejtojë zbulimin e bioilaceve të reja dhe luftën kundër virusit”, thekson koordinatori i hulumtimit ,  Peter Waterhouse . “Marrja e një sekuence gjenomike të një cilësie të lartë të Nicotiana benthamiana është një parakusht i domosdoshëm për të kuptuar dhe optimizuar gjenet që kontrollojnë sasinë dhe cilësinë e komponimeve biof farmaceutike të prodhuara në këtë bimë”, shton Waterhouse. “Përveç bujqësisë molekulare, Nicotiana benthamiana përdoret në laboratorët në të gjithë botën për studime mbi patogjenët e bimëve “, vëren aiGiovanni Giuliano , gjenetist dhe koordinator i projektit për Enea. “Kështu – vazhdon ai – si dhe për prodhimin e bio-ilaceve për përdorim njerëzor ose veterinar, ky studim hap perspektiva të reja për të kuptuar më mirë mekanizmat e patogjenezës së bimëve, përgjegjës për humbjen e mbi 30% të prodhimit bujqësor botëror”, nënvizon studiuesi .

Aktualisht ekipe të shumta kërkimore publike dhe private janë duke punuar për të zhvilluar reagentë diagnostikues dhe vaksina për të luftuar këtë pandemi. Por një nga problemet më të mëdha është prodhimi në sasi të mëdha dhe me kosto të ulta. Një përgjigje e mundshme për këtë problem është përdorimi i bimëve si biofaktorë të vërtetë . Në fakt, bimët mund të rriten në sasi të mëdha duke përdorur teknologji të thjeshtë bujqësore, të cilat janë në mundësitë e vendeve në zhvillim që nuk kanë metoda të sofistikuara të prodhimit të bio-ilaceve, siç janë ato që përdorin kultura të qelizave shtazore. Për më tepër, Nicotiana benthamiana nuk paraqet probleme të ndotjes aksidentale të zinxhirit ushqimor, pasi është një bimë e pangrënshme.

“Kur filluam projektin dy vjet më parë, SARS-COV-2 (virusi përgjegjës për Covid-19, ed) nuk ishte në horizont,” kujton Diego Orzaez , studiues në CSIC në Valencia dhe koordinator i projektit Newcotiana. “Sidoqoftë – vazhdon Orzaez – që nga fillimi i pandemisë, disa ekipe projektesh kanë filluar të punojnë në prodhimin e bio-ilaceve të dobishëm kundër virusit, nga reagentët për të përgatitur teste imunologjike të shpejtë, deri te molekulat që mund të përdoren si ndihmës në një program vaksinimi në masë ”, përfundon studiuesi.

https://www.agrifoodtoday.it/attualita/vaccino-covid-tabacco-selvatico.html