Reklame:

Koronavirusi/ Fermeret ne veshtiresi per shitjen e mallrave ushqimore

Ndonëse në vetizolim për shkak të koronavirusit, thuajse çdo ditë qytetarët rendin drejt tregjeve për t’u furnizuar me ushqimet bazë. Por në fakt vetë prodhuesit e këtyre produkteve ushqimore, si në bujqësi, ashtu edhe në blegtori, hasin vështirësi të shumta, si pasojë e kufizimeve.

“Ky sektor dhe këta fermerë, të cilët kanë marrë edhe kredi për biznesin e tyre janë në vështirësi tani”, thotë Agim Rrapaj, ekspert i bujqësisë. “Sepse kanë problem me likuidimin e mallrave që kanë marrë me klering nga qendrat e grumbullimit dhe farmacitë veterinare dhe bujqësore, por edhe bankat nuk po kreditojnë tani”.

Vetë ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, e pranon gjendjen. “Pa diskutim që ka rënë kërkesa, ka disa produkte të serës që janë shoqëruar me probleme sa i përket shitjeve”, tha ai pak ditë më parë në një intervistë në A2.

Amarildo Bala, nga Baldushku, i cili ka në pronësi këto sera mbi 2 mijë m2, të mbjella me patate dhe spinaq, tregon për situatën që po kalon si prodhues. “Ka qenë e vështirë në këto momente”, tregon ai. “Thertoret dhe tregjet e kafshëve të gjalla janë të reduktuara sepse nuk punojnë restorantet”, thotë Rrapaj. “Është reduktuar edhe konsumi i mishit në këtë periudhë”.

Në këto momente bujqësia ndodhet në sezonin e mbjelljes për produktet e vjeshtës dhe fermerët kërkojnë mbështetje, kryesisht për sigurimin e tregut. (A2)