Reklame:

Kujdes me kondicioneret, ndikojne ne transmetimin e coronavirusit

Nga hulumtimet e shkencëtarëve mbi faktorët që ndikojnë në përhapjen e coronavirusit, kanë dalë në konkluzionin që kondicionerët janë transmetues të virusit, por hapja e dritareve mund ta parandalojë. Ekspertët e shëndetësisë, mjedisit dhe mikrobiologjisë në Universitetin e Oregonit dhe Universitetin e Kalifornisë, i bënë rekomandimet duke shqyrtuar studimet ekzistuese mbi mikrobet, përfshirë SARS-CoV-2 (virusi që shkakton sëmundjen COVID-19). Ata gjithashtu panë të dhëna për anëtarët e tjerë të familjes së madhe të coronavirusit që shkaktojnë sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) dhe Sindromën e frymëmarrjes të Lindjes së Mesme (MERS). Ata publikuan gjetjet e tyre në revistën mSystems.
Ekipi shpreson që rekomandimet e tyre do t’i ndihmojnë ata që kanë detyrë të vendosin se kur dhe si të lehtësojnë masat për distancimin shoqëror, ndërsa pandemia vazhdon.

Sipas ekipit, shumica e njerëzve kalojnë më shumë se 90 % të jetës së tyre të përditshme në mjedisin përreth, duke i dhënë viruseve një varg mënyrash për të infektuar njerëzit: Nga ndërveprime të ngushta me individë të tjerë, deri tek prekja e sipërfaqeve dhe frymëmarrja në ajër të kontaminuar. Mënyra e ventilimit të një ndërtese mund të ndikojnë në përhapjen e mikrobeve.

“Për shumicën e ndërtesave, mënyra më e lehtë për të furnizuar ajrin është hapja e një dritareje”, shkruajtën ata. Por studiuesit paralajmëruan që temperatura në natyrë duhet të merret në konsideratë për të shmangur ekspozimin e njerëzve në ekstremitete, dhe për të parandaluar përhapjen e viruseve midis vendbanimeve, shkruan Newsweek.

Njerëzit duhet të përpiqen të hapin grilat dhe dritaret për të lejuar “dritë të bollshme të ditës dhe diellin”, sugjeruan shkencëtarët.

Lagështia e një ndërtese, tha ekipi, gjithashtu mund të ndikojë në përhapjen e infeksioneve si COVID-19. Të dhënat e kufizuara të disponueshme në SARS-CoV-2 tregojnë se virusi është aktiv më gjatë në sipërfaqet plastike me një lagështi relative prej 40% me një rezistencë mesatare prej 15,9 orë, dhe më të shkurtër në formën aerosol me një rezistencë mesatare prej 2.74 orësh me një lagështi relative prej 65%.

Rezultatet u botuan si një artikull i hershëm i një dokumenti kërkimor që duhej të botohej në revistën “Emerging Infectious Diseases”

https://www.newsweek.com/air-conditioners-spread-coronavirus-1497933