Reklame:

Kosove/ Vazhdon mbeshtetja per fermeret edhe ne kohe pandemie

Vazhdon mbështetja me mekanike buqësore për fermerët ne Kosove, perkatesisht ne Komunen e Klines, Rahovecit dhe Vushtrrise

Më shumë se çdo here më parë, sot kërkohet që të jemi afër dhe të ndihmojmë fermerët në prodhimin e produkteve bujqësore. Këtë me sukses po e realizon IADK me partnerët e saj, Komunën e Vushtrrisë, Klinës dhe Rahovecit duke ndihmuar 7 përfituesit e sajë me mekanizëm bujqësorë (kositëse, spërkatëse, grabuja, shpërndarëse të plehut, makina mjelëse etj). 14 paisje bujqësore janë shpërndarë duke respektuar vendimet IKShPK-së dhe Qeverisë.

Paisjet do të shfrytëzohen me qëllim lehtësimit të punës në fermë, rritjes së cilësisë dhe sasisë së prodhimit e mbi të gjitha krijimit të të ardhurave për përfituesit edhe në këtë kohë pandemie e izolimi. IADK, falemnderon partnerët e sajë në komunat përkatëse për zbatimin më të lehtë të mbështetjes për fermerët. Si gjithmonë, zotohemi se do të jemi afër fermerëve me grante dhe këshilla edhe në të ardhmen.

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë. (Gazetabuku)