Reklame:

Betaja kunder pandemise ne SHBA, mbi 1 mln te infektuar

Shtete e Bashkuara po luftojnë në dy fronte: Testime dhe përgatitje për gjurmime, dhe në frontin e rihapjes së ekonomisë, pa harruar mjekimin dhe prodhimin e vaksinës.
Gjatë ditës së Enjte u raportuan 30 mijë e 835 të infektuar të rinj(Shifra e përgjithshme e të infektuarëve 1 milion 95 mijë e 19), ndërsa numri i të vdekurve ditor 2 mijë e 201(nga 2 mijë e 390, që ishte të Mërkurën), numri i përgjithshëm i viktimave 63 mijë e 856. Numri i të testuarve u ngjit në shifrat 6 milion 332 mijë e 995, duke i dhënë përparsi në ditët e ardhshme.

Gjatë të Enjtes shteti i New Jersey-it shënon më shumë viktima se New Yorku, duke raportua 458 të vdekur nga 306 që regjistroi New Yorku. Numri i të infektuarëve në New York shkoi në 310 mijë e 839( 4 mijë 681 të infektuar të rinj gjatë ditës së Enjte), ndërsa New Jersey me 2 mijë e 388 të infektuarit e rinj, vazhdon të mbajë vendin e dytë ndër shtete me 118 mijë e 652 të infektuar. Të dy shtetet po e rrisin numrin e të testuarëve, New Yorku ka testuar deri tani 900 mijë e 636 persona, ndërsa New Jersey 246 mijë e 934.

Massachusetts shënoi gjatë ditës së Enjte 1 mijë e 940 të infektuar të rinj dhe 157 të vdekur (numri i përgjithshëm i viktimave 3 mijë e 562), ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarëve 62 mijë e 205. Ilinoisi raportoi 2 mijë e 563 të infektuar të rinj(numri i përgjithshëm 52 mijë e 918), ndërsa numri i të vdekurëve të enjten u raportua 140(numri i përgjithshëm i viktimave 2 mijë e 355). California mbanë vendin e pestë ndër shtete për numrin e të infektuarëve me 49 mijë e 844(Gjatë së enjtes u raportuan 1 mijë e 279 të infektuar), numri i viktimave shkoi në 2 mijë e 14(90 të vdekur gjatë së enjtes).

Pannsylvania regjistroi 2 mijë e 271 të infektuar gjatë së enjtes(numri i përgjithshëm 47 mijë e 379), ndërkohë që numri i të vdekurëve të enjten u raportua 187(numri i përgjithshëm i viktimave 2 mijë e 541). Michigani ka ulë numrin e të infektuarëve ditor, kishte vetëm 980 gjatë ditës së Enjte, ndërsa numri i viktimave, me gjithë 119 të vdekurit e së enjtes ka shkuar në 3 mijë 789. Shifrat ditorë të vdekjeve në shtetet e tjerë gjatë së enjtes ishin: Florida 50, Teksasi 33, Louisiana 60, Connectticut 89, Georgia 34, Maryland 62, Ohio 38, Indiana 49, Virginia 30, North Carolina 25, Minnesota 24 etj.
(Dalip Greca – Gazeta Dielli)