Reklame:

Futboll/ Bashkia Lushnje kerkese FSHF per rehabilitimin e terreneve sportive

Tifozeria lushnjare po insiston me kerkesat e saj qe ekipi i Lushnjes dhe qyteti te kete nje stadium te ri me parametra optimal per zhvillimin e nje ndeshje futbolli. N/Kryetari i Bashkise Lushnje Genti Nushi ne emisionin Udhekryq deklaroi se kane aplikuar per 3 projekte ne Ministrine e sportit dhe FSHF ku ben pjese edhe Stadiumi i ri.

Por ai shprehet pesimist per te marre nje financim per kete projekt nga ministria, duke pare situaten e veshtire qe po kalojme per shkak te pandemise.

Sipas tij mund te meren financime per 2 projektet e tjera te cilat do te permiresonin ndjeshme terrenet stervitore.
“Fusha e Plukut mund te kthehet per ambjent stervitor model nese do te merret investimi i duhur nga Federata”– u shpreh numri dy i bashkise duke vazhduar se – “Po keshtu eshte kerkuar edhe nderhyrje ne reabilitimin e fushes tek Spitali per te rritur cilesine e ambjenteve sportive. Kjo ul ngarkesen ne fushen kryesore dhe ofron nje cilesi e kushte me te mira per stervitje dhe ndeshje per grupmoshat e ndryshme qe Lushnja shquhet ne nivel kombetar”.

Ne kuader te rinisjes se kampinatit sipas N/Kryetarit Genti Nushi Bashkia Lushnje eshte e gateshme te perballoje koston qe vjen nga masat e sigurimit te higjenes per realizimin e 6 ndeshjeve te mbetura ku objektiv mbetet kalimi ne Super Lige.
Ndiqni te plote interviste e zhvilluar ne Radio Lushnja me gazetarin Shkelqim Bylykbashi: