Reklame:

COVID-19, Studimi: Pacientet do te kene probleme me frymemarrjen edhe pas sherimit

Edhe pse janë shëruar nga koronavirusi, mushkëritë e tyre nuk janë më të njëjtat. Rreth 30% e pacientëve të shëruar nga COVID-19 do të ketë probleme kronike të frymëmarrjes 6 deri në 12 muaj, shkruan Il messanggero.

Kështu deklaron studimi i ‘Shoqatës Italiane të Pulmonologjisë’ në Romë, I cili bazohet në rezultatet fibrotike, ku  ‘mbetjet’ e lëna në mushkri nga Covid-19, mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme të aparatit të frymëmarrjes.

Sipas pulmonologut italian Luca Richeldi në shumë pacientë Covid-19 të cilët janë shtruar në spital ose intubuar, vërehen vështirësi në frymëmarrje pas daljes nga spitali të cilat mund të zgjasin për shumë muaj pas shërimit nga infeksioni dhe të dhënat e mbledhura më parë nga pacientët me SARS tregojnë se edhe pas 6 muaj nga shërimi, ata kishin ende anomali pulmonare dhe ndryshime në funksionin e mushkrive, të tilla si kapaciteti i ulët i frymëmarrjes, vëllimi i ulët i mushkërive, forcë e dobët e muskujve të frymëmarrjes dhe mbi të gjitha më pak rezistencë. Por mbi të gjitha  shpjegon Richeldi, 30% e pacientëve të rikuperuar treguan shenja të përhapura të fibrozës pulmonare, domethënë plagë të mëdha në mushkëri të pa rikuperueshme.