Reklame:

Sigurimi i bujqesise, garanci per ekonomine e fermereve

Demet e shkaktuara nga faktoret natyrore ne bujqesi si bresheri , permbyetjet ngricat etj. japin nje goditje te forte ne ekonomine e fermereve. Edhe pse ende jemi larg kultures dhe mundesise se sigurimit te fermave bujqesore kjo do te ishte menyra me e mire per te marre nje demshperblim ne te tilla raste. Ne nje emision televiziv, Edvin Libohova nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka folur për mungesën e sigurimeve nga fermerët dhe mosmbështetjen e tyre nga shteti. Kjo pasiguri e fermerëve tha Libohova çon në ndërprerjen e prodhimit deri në falimentimin e biznesit.
“Bujqësia dhe fermerët janë të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Kemi mungesë kulture, tradite dhe kemi risk të lartë. Përmbytjet, ngricat rëndojnë mbi ekonominë bujqësore, fermerin, i cili duke qenë i pasiguruar detyrohet të ndërpresë pordhimin apo të falimentojë biznesin e tij. Kjo normë e lartë ka bërë që të kemi stepje në sigurim, ka të bëjë në mungesë të kulturës dhe traditës, gjë që nuk ndodh në shtetet e izoluara. Tradita e kombinuar me skema buxhetore ka bërë që pjesa më e madhe e vendeve të rajonit të jetë e siguruar. Nëse do kishim fond prej 5 milion eurosh në vit për bujqësinë, Instituti Kredidhënës do të kishte financim të 40 mijë fermave”-tha Libohova.

Edvin Libohova tregoi edhe skemën se si operon Shoqëria e Sigurimit për sigurimin e ambienteve, për të cilat ka disa  kritere të cilat duhen përmbushur.

“Shoqëria e Sigurimit bën verifikimin e ambientit, jo çdo objekt merret nën sigurim. Nëse ferma është e ndërtuar mbi kënetë dihet se do përmbytet, ndaj duhet të plotësohen kushtet që të merret në sigurim. Nëse e le çdo gjë në dorë të faktorëve natyrorë, në momentin më të vogël krijohet dëm, shoqëria civile nuk e merr përsipër. Shoqëria e Sigurimit ka disa kritere, plotësohet një formular dhe pastaj nëse ke dëme të dëmshpërmblem. Marrim përsipër edhe në kushtet e pandemisë, por s’kemi patur eksperienca që kemi marrë në sigurim. Dëme nga pandemia, mund të jenë shëndetësore dhe nga ndërprerja e biznesit. Ka patur restorante, lokale që janë mbyllur. Nëse këto do ishin sigurur për raste ndërprerje biznesi, ato do mbuloheshin nga shoqëritë e sigurimit. Në botë janë paguar me miliona euro për ndërprerje biznesi për shkak të pandemisë. Bujqësia e pasiguruar nuk mund të ecë përpara, ndaj Mikro-Financa duhet të vazhdojë përpjekjet që fermerët të sigurohen, ndërsa Ministria e Financave ta mbështesë me financa, në mënyrë që bujqësia të ndihet e siguruar”-theksoi Libohova.