Reklame:

Malajzia padit BE-ne ne Organizaten Boterore te Tregtise – “Ndalimi i vajit te palmes demton ekonomine tone”

Malajzia do të kontaktojë Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT ) për planet e Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund përdorimit të biokarburanteve të marra nga vaji i palmës. Njoftimi u bë nga një ministër ekzekutiv në Kuala Lumpur, qendra politike e vendit aziatik, prodhuesi i dytë më i madh në botë i vajit të palmës pas Indonezisë. Autoritetet e Malajzisë besojnë se ekonomia kombëtare do të goditej fort nga plani i BE-së për të ndaluar bio karburantin nga yndyra bimore deri në vitin 2030 .

Vaji i palmës është vaji vegjetal më i përdorur në botë dhe një përbërës kryesor për një gamë të gjerë produktesh, nga ushqimi në kozmetikë dhe ikarburanteve bio.
Por ambientalistët e konsiderojnë atë përgjegjës për shpyllëzimet që kërcënojnë, përveç pyjeve edhe shumë lloje kafshësh që i popullojnë ato. Komisioni Evropian vendosi vitin e kaluar që kultivimi i vajit të palmës shkakton shpyllëzime të tepërta dhe miratoi një rregull që të eliminojë gradualisht yndyrën e diskutueshme si lëndë djegëse.

Kufizimet evropiane përcaktohen si “diskriminuese” per shtetin Malajzian dhe sipas politikanëve vendas rrezikohen tre milion njerëz të varur direkt ose indirekt nga sektori i palmave. “Politikat e miratuara nga BE në rregulloren nën direktivën e energjisë së rinovueshme të Bashkimit Evropian kanë krijuar kufizime të paarsyeshme në përpjekjet e qëndrueshmërisë së Malajzisë,” tha Mohd Khairuddin bin Aman Razali , ministër me përgjegjësi për aktivitetet prodhuese. 

Me raportin e dëmtimit të dyshuar ekonomik vjen njoftimi se kombi i Azisë Juglindore do të sfidojë Brukselin përmes mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT-së. Rekursi juridik i Malajzisë pason një padi të ngjashme të OBT-së të paraqitur nga Indonezia dhjetorin e kaluar.