Reklame:

Parandalimi i dhunes ndaj grave – Shoqata Refleksione takim ne Bashkine Lushnje

Situata e izolimit e krijuar nga pandemia COVID-19 solli edhe nje rritje te problemeve sociale ne familjet shqiptare siç eshte edhe dhuna ndaj grave.
Pikerisht per kete arsye ne Bashkine Lushnje ne ambjentet e Keshillit Bashkiak, shoqata “Refleksione” organizoi nje takim me gra te Bashkise Lushnje me teme”Parandalimi i dhunes ndaj grave, para se ajo te ndodhe – Mbeshtetje per rastet e dhunes ne familje gjate dhe pas izolimit per shkak te epidemise COVID-19″ Ky projekt eshte ne partneritet me CEMT dhe mbeshtetet nga ambasada e RFGJ, Tirane.

Qellimi i aktivitetit ishte orientimi i grave per asistencen ligjore dhe ndihma e pare ne raste te shfaqjes se dhunes ne familje dhe jeten e perditshme.

Mbeshtetja psikologjike dhe ajo e shendetit mendor per rastet e dhunes ne familje gjate dhe pas pandemise COVID-19 u diskutua dhe mori nje interesim nga grate e pranishme ku nuk munguan edhe rastet konkrete te perjetuara nga pjesemarreset ne kete takim. Ani Ruci Drejtore Ekzekutive beri prezantimin e projektit si dhe nxiti grate per te mos heshtur ne asnje rast te shfaqjes se dhunes pavaresisht menyres qe ajo vjen nga partneri apo pjesetare te tjere te familjes. Psikologia Xhensila Lato krijoi nje situate diskutimi dhe pjesemarrje aktive nga grate prezente, klime e cila solli edhe histori interasnte ku diskutimi mori forma konkrete per ofrim te asistences ligjore por jo vetem.

 

Poshte intervista e plote e Drejtoreshes Ekzekutive te organizates Refleksione zj. Ani Ruci.