Reklame:

Ne mbrojtje te fermereve dhe ze kunder Ministrise se Bujqesise, Eksperti Ervin Resuli nen presion?

Një status në Facebook, hedh dyshime se një nga ekspertët e bujqësisë dhe zëri që ka dalë në mbrojtje te fermerëve gjatë gjithë kohës, është kërcenuar apo është nën presion. Bëhet fjalë për Ervin Resulin, i cili është dhe një nga zërat më kritik e kundërshtar të Ministrisë së Bujqësisë dhe ministrit Çuçi, për politikat që ky dikaster ndjek me fermerët. Megjithëse nuk ka qenë konkret në postimin e tij në Facebook, Resuli le të nënkuptohet që, gjendet nën presion.

“Fermerët, blegtorët janë pasuria e kombit, unë për ta s’do rresht, sepse jam njëri prej tyre. Këtu më keni, këtu jam”, shkruan ndër të tjera Resuli në postimin e tij. Sipas Alert.al, Resuli s’ka pranuar të flasë apo të japë detaje, nëse ishte nën presion nga individë apo insitucione shtetërore. Megjithatë, postimi i tij ngre dyshime.

“Nuk ndjehem i lodhur! Nuk ndjehem i dyzuar! Përkundrazi jam i frymëzuar prej jush! Një pushtet i kalbur, i cili kërkon të bëj pazare me djersen e fermerëve apo të trysnojë me stilin e tij më të shëmtuar, do të thotë që i ka ardhur fundi! Po të kërcënosh dhe thërrasësh fermerët në prokurori vërtet je në grahmat e fundit! Ma besoni, të parët e mi kanë parë më keq! Të dashur miq të facebook dhe realë, kolegë, punonjës administrate, b;legtor dhe fermer. Gazetare/ë, ju falenderoj për informacionin pa fund që dergoni dhe shkëmbeni në telefonin tim! Ju falenderoj për besimin , i cili nuk ka për t’u shpërdoruar asnjë ditë! Ky është një shërbim që i bëni/bëjmë Shqipërisë. Të thuash të vertetën ndriçon mëndjen, kujdesemi për fëmijët tanë, që Shqipëria, një ditë të jete edhe për ta! Fermerët, blegtorët janë pasuria e kombit, unë për ta s’do rresht, sepse jam njëri prej tyre. Këtu më jeni, këtu jam!”, shkruan ndër të tjera Ervin Resuli në postimin e tij.

Ervin Resuli, ka qenë në krye të protestave të fermerëve gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht në lidhje me Ligjin “Për TVSH”, apo edhe në mbrojtje të tyre gjatë 8 majit 2020, kur disa fermerë në Fier u proceduan penalisht, të akuzuar se tentuan t’i prishin takimin ministrit Çuçi në fshatin Suk, ndërkohë që vetë Ministria e Bujqësisë kishte njoftuar për takim të tij me fermerët.