Reklame:

Masakra mjedisore ne Seman, shkrumbohet per te disaten here pylli me pisha

Pylli me pisha në Seman ka rënë sërish pre e krimeve mjedisore. Dhjetra hektarë me pisha janë shkrumbuar nga flakët duke zhdukur bimësinë si dhe rrezikuar jetesën e kafshëve dhe shpendeve.
Brenda pak kohësh ky habitat ka rënë pre e zjarreve për të dytën herë duke lejuar djegien e një hapsire të madhe te  pyllit. Zjarret dyshohet se janë të qëllimëshme teksa shihet e pamjaftueshme puna e pushtetit vendor.

Djegia e zonave të gjelbërta ka ndikim të drejtpërdrejt në klimën vendase duke vështirësuar rritje e prodhimeve përshkak të dioksidit të lartë të karbonit në ajër. Mbrojtja e pyjeve duhet të shihet me një vëmendje më të shtuar nga ana e bashkive por edhe grupeve të interesit pasi keto pyje jane ato qe leshojne oksigjenin dhe pakesojne semundjet respiratore si pasoje e ndotjeve.