Reklame:

Sharka: Bujqesia shqiptare ne anemi!

Kryetari i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar z. Eduart Sharka ka deklaruar se sektori më i rëndësishëm i ekonomisë në vend, bujqësia është në anemi të plotë.

Sipas tij, rritja e çmimit për inputet bujqësore, të cilat vetëm importohen dhe nuk prodhohen në vend, goditën direkt fermerin. Të dhënat nga sindikata e fermerëvë, tregojnë se 25% e fermerëve porsitën më pak fidanë gjatë vitit që lam pas, ç’ka do të thotë se i gjithë ky efekt do të përkthehet në më pak produkte në treg.

Në një intervistë për televizionin Vizion Plus kryetari i SFB theksoi se – “Bujqësia është zhvilluar falë iniciativës së lirë të fermerëve, pasi ky sektor nuk ka patur rregulla të qarta loje është zhvilluar në mënyrë kaotike. Me ligje që ndryshojë cdo vit dhe politika zhvillimi që nuk kanë zënë vend. Po të shtojmë këtu edhe efektet e paketës fiskale të 2022, mund të themi pa frikë se fermeri shqiptar është i pambrojtur dhe pa mbështetje”.

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni në linkun e mëposhtëm.

https://www.youtube.com/watch?v=GOQwE0KQHCc