Reklame:

Natyra nuk gjen paqe/ Pas festave dalin per gjueti ne zone te mbrojtur, arrestohen 2 persona ne PKDK

Natyra nuk gjen paqe as per ditet e festave, ku  dy persona kane ushtruar gjueti te paligjshme ne Zone te Mbrojtur dhe per pasoje jane arrestuar nga uniformat blu.

Fale perkushtimit dhe profesionalizmit te stafit te AdZM Fier te cilet nuk e ulen vigjilencen as per ditet e festave, ne bashkepunim me Policine e Shtetit ne Komisariatin Divjake, ben te mundur kapjen ne flagrance te 2 personave ne kodren e Gjenerukes, brenda Parkut Kombetar Divjake-Karavasta. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua edhe nje arme gjahu e personave te arrestuar te cilet ishin duke ushtruar gjueti te paligjshme.

Ajo qe e ben akoma edhe me te dhimbshme eshte se personat e kapur jane banore te zones se Parkut.
Gjuetia eshte e ndaluar tashme prej 6 vitesh dhe konsiderohet veper penale.

Shefi i sektorit te monitorimit te AdZM Fier, Fotjon Prençe ekskluzivisht per Agronews deklaron se stafi i tij nuk do te ule vigjilencen per asnje moment dhe do te kryejne monitorime te perditshme dhe ne orare te ndryshme ne te gjithe territorin e Parkut Kombetar Divjake – Karavasta, madje edhe ne ore te vona te nates, me qellimin e vetem per te mbrojtur natyren dhe per te vene para drejtesise te gjithe ata qe kryejne aktivitete te pa ligjshme ne kete park.

Stafi i Agronews inkurajon punen e palodhur dhe te pashperblyer ndonjehere nga instancat perkatese te stafit te AdZM Fier, i cili eshte shembull ne te gjithe vendin tone.
Gjithashtu iu bejme thirrje banoreve te zones se PKDK te mos demtojne natyren unikale te ketij parku por te bashkohen ne qellimin e mire dhe te perbashket me stafin e AdZM duke mbrojtur natyren dhe duke krijuar nje vend me te mire dhe me te jetueshem per tja trasheguar brezave te rinj.