Reklame:

Ullinjte ne pritje te vjeljes, mungon fuqia punetore! 20,000 leke vjelja e nje kv!

 

Ullinjte ne pritje te vjeljes, mungon fuqia punetore! 20,000 leke vjelja e nje kv!

Vjelja e ullinjve eshte kthyer ne nje makth per te gjithe fermeret! Pemet te mbushura me kokrra te cilat presin te vilen jane kthyer ne nje stres te vertete per cdo familje qe ka ne pronesi ullinj. Cmimi i grupeve te punes qe mbledhin ullinj ka shkuar ne nivele te frikshme. 18,000 leke per 1 kv pa transport dhe 20,000 leke me transport. Grupe pune qe jane krijuar me 4 – 6 persona e kane kthyer ne biznes fitim prures sezonin e vjeljes se ullinjve. 2,6 ton mblodhem ne nje dite – shprehet nje punetor nga Vashaj, Peqin per grupin e tij me 6 persona. Njeri ka paisjen shkundese me benzine dhe te tjeret hapin rrjetat dhe mbledhin deget ne afersi te tokes.

Keta individe shfrytezojne faktin qe ne shume familje kane mbetur vetem mosha te vjetra apo njerez te pamundur fizikisht. Te gjendur ne keto rrethana ku cmimi i nje liter vaj ulliri eshte vetem 4 mije lek te vjetra dhe koha nuk pret pasi mund te nisin shirat qe veshtiresojne dhe ullinjte qe kerkojne te vilen sa me pare.

Nga lliogarite e bera kosto e nje litre vaji shkon 2,000 leke te vjetra dhe nuk kane asnje lloj interesi per kulturen e ullirit nese llogarisim kostot e krasitjes, pleherimit, sperkatjes dhe frezimit.