Reklame:

Grupi Kombetar Teknik i Punes GlobalGAP takohet me grumbullues dhe eksportues te fruta perimeve

CILESIA, certifikimi i produkteve bujqesore sipas standarteve nderkombetare, eshte  bileta e eksportuesve shqiptare per te penetruar ne tregjet me vlere te larte te BE dhe me gjere.

Grupi Teknik Kombëtar i Punes GlobalG.A.P, i mbeshtetur nga Risi Albania , (nje project i Agjensise Zvicerane per Zhvillim) dhe aktorë të tjerë të zinxhirit të vlerës  në sektorin bujqësor  kane zhvilluar nje seri takimesh me grumbullues dhe eksportues te Fruta perimeve ne rajonet kryesore te vendit.

Ky grup u krijua ne vitin 2021 dhe perbëhet nga 9 anëtarë të cilët janë: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, KASH, ADAD Malore, bio.inspecta, EQSC, CBS, AgroTechnica, Foton shpk, Doni Fruits. Grupi është krijuar ne pergjigje ten je thirrjeje nga GLOBALGAP  dhe shërben si pikë kontakti për Sektariatin e GlobalG.A.P. dhe bashkerendimin e veprimeve. GlobalGAP perfaqeson nje nga stadartet me te perhapura per certifikim e fruta perimeve (dhe jo vetem).

Takimi i radhes  u zhvillua ne qytetin e Fierit me qellim kryesor diskutimin dhe bashkerendimin e veprimeve per te nxitur prodhimtarine e tregut te Fruta Perimeve te destinuar per eksport ne tregjet me vlere te larte, duke patur eksportuesit si rregullatoret kryesore per zbatiin dhe certifikimin e standarteve te cilesise.

Duke evidentuar rritjen dyshifrore te eksporteve te fruta perimeve per vitet 2019 2021, eksportuesit u shprehen se kerkesa nga tregjet e BE eshte mjaft e larte per fruta dhe perime te certifikuara. Ne kete situate, ata shprehen gadishmerine per te mbeshtetur fermeret e vegjel nepermjet certifikimit ne grup, me qellim rritjem e sasise per eksport.

Nga ana tjeter, zhvillim pozitiv u konsiderua edhe krijimi i te pakten dy trupave certifikuese shqiptare, gje qe do te thote me pak kosto dhe me shume fleksibilitet per prodhuesit dhe eksportuesit vendas.

Grupi Kombetar Teknik i Punes ka mundesuar perpilimin e Udhezuesit Kombetar te Interpretimit te standartit Global GAP; ka pershtatur standardin GRASP dhe standaritin  localgap  ne bashkepunim me GlobalGAP, duke mundesuar keshtu lehtesi per interpretim dhe certifikim ne kontekstin e tregut shqiptar. Kjo është një mundësi shumë e mirë për sigurinë ushqimore për tregun vëndas dhe shërben si parapërgatitje të fermerëve për  të hyrë në standartin GlobalG.A.P.

 

Te gjithe pjesemarresit, rane dakort per te intensifikuar nivelin e bashkepunimit midis aktoreve publike e private me qellim rritjen e standartit te fruta perimeve jo vetem per eksport por edhe brenda vendit. Në këtë drejtim ka shumë rëndësi edukimi dhe përgatitja e fermerëve duke bashkërenduar përpjekjet e të gjithë aktorëve duke  përfshirë grumbulluesit apo exportuesit e agropërpunuesit si dhe tregtarët e pesticideve apo farërave e fidanëve si dhe institucioneve publike të cilat ushtrojnë kontrolle për përdorimin e pesticideve.

Shpërndarja e informacionit  të përditësuar nga eksportuesit tek fermerët e më gjërë ka shumë rendësi. Kjo pasi rregullat nga tregjet e Bashkimit Europian po bëhen gjithnjë e më të forta.

Grupi Teknik  Kombetar i Punes theksoi pozitivitetin  e mbështetjes me subvencion nga Ministria e Bujqesise  per  certfikimin GlobalG.A.P , por kerkohet me shume per te mundesuar rritjen e standartt te cilesise. Per këtë do të përgatisin propozimin përkatës.

Risi Albania është një projekt inovativ, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe që zbatohet nga Helvetas dhe Partnerët Shqipëri. Projekti synon të ofrojë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, nga mosha 15-29 vjeç, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse
Vizioni i saj është si të mundësohet që produktet shqiptare, fruta perimet të eksportohen gjithnjë e më tepër në tregje me vlerë të lartë. Nga momenti që Risi Albania  mbështeti modelet e para të cilat  nxitën shume eksportues filloi të japë nië impakt shumë pozitiv.
Nga 45 ha të certifikuar në 2018 tani janë rreth 500 ha të certifikuar me GlobalGap rreth 20 eksportues janë të përfshirë dhe rreth 150-200 fermerë të certifikuar me GlobalGAP.  Mësimi i nxjerrë  nga këto inciativa është që fermeri i vetëm nuk mund të certifikohet pasi ka kosto të larta, mungesë njohurish si dhe fermat janë shumë të vogla.

Në këto kushte rekomandohet modeli ku eksportuesi bashkëpunon me grupe fermerësh duke i asistuar me agronom, specialist (qendër e menaxhimit të cilesisë sic e njeh GlobalG.A.P) për certifikimin në grup dhe vetëm atëhere ja dalin mbanë të rrisin fitimin. Cdo fermer pjesë e këtij grupi identifikohet me një numër të vecantë dhe në rast të ndonjë problemi ai identifikohet lehtësisht dhe në cdo situatë përgjegjësia është indidivuale.
Mos harrojmë GlobalG.A.P është nje standart që zotërohet nga rrjetet e mëdha të supermarketeve.
Rreth 75% e gjithë certifikimeve në botë të GlobalG.A.P janë në  modelin e certifikimit në grup.
Mesazhi final i dhënë nga Grupi Teknik Kombëtar është që të ndiqen në mënyrë emergjente këto praktika për të ruajtur tregjet aktuale që ka Shqipëria dhe për të nxitur bashkëpunimin me kontratë me fermerin, asistencë si dhe kontrollin e vazhdueshëm ndaj tij.

Agronews.al