Reklame:

Ore edukative me nxenesit e shkolles “S. Libohova”/Horizont EU vijon projektin

Në datën 11 prill ora 14:00 në ambjentet e shkollës “Kongresi i Lushnjes” ku në orët e pasdites bëjnë mësim nxënësit e shkollës “Skënder Libohova” u bë prezantimi i projektitRinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Në takim merrnin pjesë nxënës të klasave te 8-ta të shkollës “Skënder Libohova”  ku një pjesë e tyre janë edhe banorë të bllokut ku do të realizohet projekti në Rajonin Nr 4.

Relator në këtë orë edukative ishte Yrjet Saliasi, experti i mjedisit i cili prezantoi projektin si dhe rëndësinë që ka për të rinjtë dhe komunitetin e zones.
Në fjalën e tij z. Saliasi theksoi rëndësinë që ka mjedisi në jetën tonë të përditëshme dhe veçanërisht referuar ngrohjes globale që po përjeton planeti si dhe mënyra për ta parandaluar dhe zbutur efektin e ngrohjes nëpërmjet rolit të njeriut në këtë proces shumë të rëndësishëm.

Të rinjtë e priten shumë mirë prezantimin e këtij investimi si dhe shprehën gadishmërinë për të dhënë kontributin e tyre  dhe do të jënë bashkëpunues në çdo rast kur do tu kërkohet.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.

#ReLOaD
#ReLOaDAlbania;
#DemokraciVendore
#Bashkia Lushnje
#BallkaniPerëndimor
#EuropeanUnionInAlbania
#UNDPAlbania