Reklame:

Problemet mjedisore/ Horizont EU zhvillon ore edukative ne SH.M.B Bubullime

Ditën e djeshme me 4 tetor ora 12:30 në ambjentet e shkollës “Dhimitër Mino” ne Bubullimë u bë prezantimi i projektit “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”, projekt i financuar nga  Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).

Në takim merrnin pjesë nxënës të klasave te 11-ta dhe 12 të shkollës së Mesme të Bashkuar “Dimitër Mino” Bubullimë, ku gjithësej të pranishëm ishin 19 nxënës prej të cilëve 13 vajza dhe 6 djem.

Experti i mjedisit Yrjet Saliasi u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka mjedisi në përgjithësi dhe ruajtja e tij në vecanti dhe kjo është detyrim për ne dhe obligim për brezat e rinj. Angazhimi i banorëve në aksione komunitare në përgjithësi dhe vecanerisht roli i rinisë e sidomos i nxënësve janë tregues serioziteti dhe vijimësie.

Saliasi u shpjegoi nxënësve se si ndikon njeriu me aktivitetin e tij në çdo fushë te jetës në zhvillimet e klimës në gjithe planetin e akoma më gjerë.

Rinia ka rolin e saj në frenimin e ketyre fenomeneve si dhe te ofrimit të alternativave me qasje sa më miqësore me natyrën.
Problemet mjedisore duhet te jene pjese e angizhimeve te te rinjve ne cdo dite edhe ne perdorimin e rrjeteve sociale. Ngritja e ketyre problemeve ne rrjetet sociale qe perdorin te rinjte i nxit ata qe te jene me te kujdesshem dhe me aktiv per frenimin e fenomeneve te ndryshimit te klimes.

Klima ka ndryshuar dhe kjo për shkak të sjelljes së njeriut me Tokën dhe menyrën se si ne e trajtojme ate duke shfrytezuar cdo pjese te saj deri ne extrem.  Brezi juaj ka ne dore frenimin, permiresimin por edhe ndryshimin e ketij realiteti ne aspektin pozitiv.- theksoi eksperti Saliasi ne fjalen e tij.

Takimi u mbyll me bashkëbisedim mes nxënësve dhe Horizont EU për mbarëvajtjen e projektit si dhe  problematikave që shoqërojnë  në këtë moshë gjithë të rinjtë dhe vecanërisht ata të cilët kanë energji apo talente në drejtim të artit, sportit dhe formave të tjera edukuese dhe argëtuese të kalimit të kohës së lirë.

Ky projekt financohet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).