Reklame:

Perimet ulin shtypjen e gjakut dhe nuk te shendoshin

Cilat jane ato perime qe ne menyren me te suksesshme jua ulin shtypjen e gjakut? Perimet duhet t’i konsumoni sa me shpesh qe te jete e mundur, ne sallata apo te ziera.

Patatja

Konsumi i perditshem i nje sasi mesatare i patates ule shtypjen e gjakut sikurse qe edhe nuk keni pse te keni frike nga mbipesha. Harrojeni mitin se patatja u shton ne peshe, por per te pasur efektin e duhur, pataten duhet ta pergatisni ne menyre te duhur. Nese e zieni ne uje, pa vaj dhe shtesa te tjera – patatja kontribuon ne menyre pozitive ne shendetin tone. Gjate studimit me te ri amerikan, njerezit qe kishin te perfshire ne studim kishin konsumuar pataten e zier ne mikrovale, dy here ne dite, ndersa vetem pas nje muaji, shtypja e tyre e gjakut kishte rene per 3 apo 4 %, duke mos lene anash fakti se nuk kishin shtuar ne peshe.

‘Patatja, ndoshta me shume se çdo perime tjeter, ka trasheguar nje reputacion te keq dhe mu per kete arsye shumica prej njerezve e kane larguar nga menyja e ushqimeve. Mirepo, nese pergatitet pa u ferguar dhe sherbehet pa yndyre, margarine, nje patate ka vetem 110 kalori dhe dhjetera vitamina tjera te shendosha’, thekson dr. Xhoi Vinson nga universiteti Skranton ne Pensilvani.

Pos kesaj, patatja permban edhe shume fitokemikale tjera te dobishme ne sasi te njejte sikurse brokoli, spinaqi si dhe laker Brukseli.

Karota

Eshte perplot me betakarotine dhe kalium, prandaj kjo edhe eshte arsyeja se e rregullon shtypjen e gjakut dhe i parandalon sulmet ne zemer.

Domatja

Eshte e pasur me kalcium, kalium dhe shume vitamina te tjera te rendesishme si A, C dhe E. Po ashtu permban edhe likopen, antioksidues, per te xilin eshte vertetuar se ule shtypjen e larte te gjakut. Ne fakt ai parandalon edhe grumbullimin e kolesterolit te keq LDL ne muret e eneve te gjakut, prandaj kjo eshte arsyeja pse nuk vjen deri tek rritja e shtypjes se gjakut.

Lulelakra dhe lakra

Keto dy bime ofrojne acid glutamik qe ndihmojne ne uljen e shtypjes se gjakut e po ashtu e zvogelojne mundesine e perjetimit te pikes ne tru.