Reklame:

Zhvillohet mbledhja e pare e Komitetit te Menaxhimit te Zonave te Mbrojtura Mjedisore per Qarkun Fier

Diten e sotme ne institucionin e Prefektit te Qarkut Fier eshte zhvilluar mbledhja e konstituimit te Komitetit te Menaxhimit per Parkun Kombetar Divjake-Karavasta dhe ate te Parqeve Natyrore Pish Poro dhe Levan.

Mbledhja e pare e Komitetit të Menaxhimit te Zonave te Mbrojtura Mjedisore per Qarkun Fier u drejtua nga Prefekti i Qarkut Fier Baki Bala.

Ne kete mbledhje u miratua urdheri i Prefektit Bala per perberjen e kesaj strukture, nga institucionet pjesemarrese.
Në Qarkun Fier zonat e mbrojtura jane Parku Kombetar Divjake Karavasta, me nje siperfaqe 22230 ha, dhe 2 rezervate natyrore te menaxhuara, ai i Pish poros, me nje siperfaqe 1500 ha dhe pylli i Levanit, me nje siperfaqe prej 200 ha.

Kjo strukturë ka funksion mbikqyres per zbatimin e planeve te menaxhimit te miratuara per zonat e mbrojtura.

Te pranishmit shprehen gadishmerine e tyre per te mbeshtetur maksimalisht Administraten e Zonave te Mbrojtura, nepermjet Komitetit të Menaxhimit, per te garantuar miremenaxhimin e ketyre pasurive kombetare te natyres sone.

Funksionet e Komitetit te Menaxhimit, i cili drejtohet nga prefekti, i cili eshte kryetar i tij dhe ka ne përbërje: perfaqesues nga ministria pergjegjese per çeshtjet e mjedisit, anetar; nga Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura (AKZM); perfaqesues nga bashkite dhe institucionet vendore qe kane lidhje direkt me planin e menaxhimit te zones se mbrojtur mjedisore, konkretisht te: bujqesise, turizmit, infrastruktures dhe energjise, ujerave, shkences dhe arsimit, trashegimisë kulturore dhe perfaqesues te shoqerise civile mjedisore ne nivel lokal.