Reklame:

Hurma, vitaminat dhe vlerat qe ofron fruti i vjeshtes

Nje hurme mesatare rreth 170gr, permban 118Kcal dhe na ofron rreth 6gr fibra.
Hurmat jane shume te pasura ne fitokimikate (antioksidhuese) si Katehina, Galokatehina dhe Acid vetulinik, subestanca me veti antitumorale.

Permban gjithashtu dhe antioksidhuese si Vitamin A, B-karoten , likopen, lutein, zeaksanthin dhe kriptozeaksanthin, te gjithe keto antioksidhuese fuksionojne si nje ushtri e madhe kunder radikaleve te lira qe jane zanafilla e nje game te gjere patologjish.
Ngjyren e tyre e marrin nga flavonoidet dhe kryesisht e zeaksanthines dhe luteines qe kane si fuksjon te mbrojne syrin nga demtimet e drites dhe neutralizimi i radikaleve te lira.

Ka shume ngjasa qe keto dy antioksidhues te ndikojne ne parandalimin e shfaqjes se perdes dhe te degjenerimit makular.
Mos harrojme qe ne jeten moderne syte tane jane tej mase te eskpozuar nga ekranet dixhitale.
Nga familja e Vitaminave permban vitamin C ( 1 koker ne dite ploteson rreth 21% te nevojave ditore), Vitamina te kompleksit B si B9, B6 etj te cilat vitamina bejne pjese ne raksione enzimatike metabolike ne trupin tone.
Persa i perket kriprave minerale permben Kalium, Magan,Magnez, Fosfor, Baker, etj.