Reklame:

Mungesa e laboratorit, demton rende exportuesit. 40,000 euro dem vetem nje pike grumbullimi ne Lushnje

Vetem nje pike grumbullimi dhe exportimi ne Lushnje ka pesuar nje dem prej 40,000 euro gjate ketij sezoni te exportimit te produkteve bujqesore.

Firma “Lushnja 2012” eshte nje pikave te grumbullimit e cila eshte penalizuar me rreth 40 mije euro dhe shkak per kete eshte bere mungesa e laboratorit dhe shperdorimi i besimit mes tregetarit dhe fermerit. Pikat e kalimit kufitar me Maqedonine e Veriut jane shume te ndjeshme dhe teper vigjilente me prodhimet bujqesore qe hyjne nga Shqiperia, vecanerisht kur ka filluar te dale ne treg prodhimi i fermereve Maqedonas.

Natyrisht qe shkak jemi serish ne vete shqiptaret me moszbatimin e kritereve apo rregullave qe duhen ndjekur nga sperkatja deri tek vjelja e produktit.
Megjithese specialistet e sektorit prej vitesh kembengulin qe sperkatja e bimeve duhet bere pas vjeljes, ndodh e kunderta, fermeret bejne sperkatjen e pastaj vjeljen e produktit.

Kjo eshte bere shkak qe te demtohen me dhjetera tregetare pasi ata nuk kane nje laborator per te bere analizat e mallit para se tja marrin fermerit apo bujkut. Gjithshka mbetet ne ndergjegjen e njeri – tjetrit apo besimin e fituar nder vite.

Veshtiresia qendron edhe tek pamundesia per te kuptuar se cili fermer eshte shkaku i abuzimit pasi malli gjate selektimit perzihet dhe sasia e madhe nuk plotesohet nga nje fermer por disa prej tyre.

Sapo i nenshtrohet testit te ngarkesave apo pesticideve siç jane rregullat, pala Maqedonase urdheron bllokimin e mallit dhe kthimin mbrapsht te tij, duke bere te pamundur çdo alternative tjeter, dhe ketu nuk ka “kafé” qe te ngreje trarin e doganes.

Kete e bejne jo vetem ne zbatim te ligjit por edhe te mbrojtjes se konsumatorit dhe te fermerit per te shitur prodhimet vendore edhe pse me çmim me te larte.
Specialistet shprehen te shqetesuar se ngritja e nje laboratori nuk eshte çeshtje kosto, por çeshtje deshire dhe angazhimi serioz te Ministrise se Bujqesise.

Mungesa e vemendjes ndaj ketij sektori po i lodh shume fermeret dhe po i con ata drejt braktisjes se bujqesise. Mungesa e subvencionimit, kostot e larta te perfitimit te aplikimeve te IPARD me “kafé” qe kalojne 30% te vleres se perfituar (dhe kjo duhet paguar paradhenie), por edhe mungesa e partneritetit nga shteti si laboratori, agronomi keshillues ne njesite administrative apo garantimi nepermjet kontrollit doganor te farerave dhe pleherave qe futen ne Shqiperi.