Reklame:

Sheqeri dhe femijet, ku gjendet dhe pse ben keq!

Sheqeri nuk gjendet vetem tek karamelet apo tek embelsirat ne pergjithesi por gjendet pak a shume gjithandej. Dhe kur behet fjale per femijet ushqimi eshte akoma me i rendesishem prandaj me poshte keni keshillat e Doktor Gianfranco Trapani, mjek pediater ekspert ne fushen e nutricionit.

Ku gjendet sheqeri?
“Sheqeri eshte nje ushqim qe kur hahet me shumice krijon ndjesi te vjelle si psh kur pijme kafe te embel maksimumi nese shtojme 2 app 3 luge me shume na vjen per te vjelle. Ne organizem faktikisht ekziston nje nivel qe duke e kaluar sheqeri fillon te jape bezdi e behet i pangrenshem.
Ndermarrjet ushqimore kane arritur te zbulojne se cili eshte ky nivel, aq sa shtojne ne ushqime sasine perfekte sa te mos ndihet fare, perkundrazi, te kihet deshire ta hash serish ate ushqim. Krijohet keshtu nje dipendence nga sheqeri pa e ditur dhe pa e kuptuar fare” shpjegon Doktor Trapani.
Ky fakt shpjegon se perse femijet kane gjithmone deshire per merendina apo çokollata ose ushqime te konfeksionuara.

Sheqeri nuk gjendet vetem tek biskotat por edhe tek çaji apo ushqimet e konfeksionuara siç mund te jene filetot e peshkut apo kotoleta pule. Obiektivi eshte shtimi ne recete i nje sasie te tille sheqeri sa te mos ndihet si shije por te krijoje dipendence te konsumatori i madh por edhe te i vogli.” vazhdon eksperti.

Nje konsumim jo korrekt i sheqerit, sidomos ne padijeni te prinderit, ben qe femija te behet mbi peshe por edhe te kete ne menyre te rendesishme humbje perqendrimi apo vemendje ne shkolle dhe si rrjedhoje dhe ulje te rendimentit shkollor. Sepse sheqeri shton prodhimin e insulines, metabolizohet menjehere por menjehere edhe bie prandaj glicemia bie e femija ka serish uri dhe kjo renie e glicemise gjate dites eshte shume e demshme jo vetem per shkollen por edhe ne marredheniet me femijet e tjere sese femija ka tendence te behet me shume agresiv.