Qindra mijera peshq kane dale në brigjet e një liqeni në Greqinë veriore pasi thatësira shkaktoi një rënie të nivelit të ujit, kane deklaruar autoritet vendase.
Peshqit në liqenin Koronia afër Selanikut ngordhen si pasoje e mungeses se oksigjenit në ujë, tha Ilias Tekidis, një zyrtar përgjegjës për menaxhimin e liqenit. Fenomen, i cili ka ndodhur edhe më parë, vjen si shkak i temperaturave te larta dhe mungesës se reshjeve. Liqeni ne fjale perdoret edhe nga fermerët e zones për të ujitur të mbjellat e tyre, duke ulur më tej nivelin e ujit.
Greqia shpesh është e rrezikuar nga valët e nxehtësisë dhe thatësirat, të cilat ndikojnë në bujqesi dhe ne nivelin e ujit, me temperatura qe mund të arrijnë ne më shumë se 45 grade celcius në verë.
Studimet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se Greqia është një nga vendet kryesore nën kërcënimin e shkretëtirës dhe thatësirës në dekadat e ardhshme për shkak të ndryshimit të klimës, e cila do të shkaktojë mungesë uji dhe do të ndikojë në sektorin e bujqësisë, energjisë dhe transportit.