Reklame:

Lushnje: “Sindikata e Fermereve te Bashkuar”, krijohet shpresa e bujqesise Shqiptare!

Nje moment historik per te ardhmen e bujqesise shqiptare eshte shenuar diten e djeshme me 19 nentor ne Qendren Kulturore “Vaçe Zela” ne Lushnje. Fermere te ardhur nga nje pjese e mire e shqiperise u mblodhen ne asamblene e pare te “Sindikates se Fermereve te Bashkuar” per te zgjedhur drejtuesit e kesaj sindikate.
Pas problemeve te shumta qe po has sektori bujqesor ku mungon subvencioni i naftes, mungon mbrojtja e fermereve ne nje treg te destabilizuar sic ishte ky i fundit ku tonelata domate u hodhen sepse cmimi nuk justifikonte as transportin, mungon laboratori per te kontrolluar cilesine e produkteve dhe per te kthyer besimin e konsumatorit, nisi dhe grupimi i fermereve.

Pas protestave te shumta ne Lushnje dhe e fundit ne Tirane fermeret e detyruan ministrine e bujqesise qe te ulet dhe te dialogoje me ta per te zgjidhur problemet e tyre ne kete situate dramatike.

Pas realizimit te shqates se fermereve te Myzeqese ata ishin te bindur dhe te vendosur se duhej krijuar Sindikata, dhe fale nje mbeshtetje mjaft te madhe nga Lushnja, Fieri, Berati, Elbasani e cila po shtrihet ne te gjithe Shqiperine krijuan Sindikaten e Fermereve te Bashkuar.
Ne asamblene e pare te saj ishin te pranishem qindra fermere te cilet e tejmbushen sallen e Kinoteatrit ne Lushnje dhe zgjodhen si drejtues te sindikates z. Eduart Sharka. Vlen per tu theksuar se z. Sharka ka qene mbeshtetesi i fermereve ne situatat e veshtira te tyre si dhe nje nga organizatoret kryesor te protestave.

I ftuar per here te pare ne nje studio radiofonike pas zgjedhjes si kryetar i sindikates, ne emisionin Agronews ne Radio Lushnja, z. Sharka u shpreh se falenderon te gjithe ata qe i besuan kete detyre te re dhe se do ti perkushtohet denjesisht cdo problemi qe do te kene fermeret duke i qendruar ne krah dhe duke kerkuar ate cka i takon bujqesise shqipetare ne çdo qeveri qe do te jete ne pushtet.