Reklame:

Parashikimi i motit per kete jave – Stuhi dhe temperatura deri ne -10 grade!

Sipas te dhenave te Sherbimit Meterologjik Ushtarak kjo jave do te kete temperatura nen zero grade ne te gjithe vendin e shoqeruar me stuhi dhe reshje debore ne zonat malore.
Më poshtë do të bëjmë një pasqyrim të shkurtër rreth motit që na prejt për javën e re.

Për shkak të masave ajrore të thata dhe me origjinë veriore në qarkullim kryefjala e motit për këtë javë do të jenë ditët me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat kalimtare për nesër ditën e Hënë në zonat malore të verilindje dhe juglindjes deri në orët e mesditës.

Më pas vranësirat e pakta kalimtare do të ketë ditën e Enjte kryesisht përgjatë orëve të mesditës dhe ato të pasdites.

Për tu theksuar është se temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar ngrica të forta kryesisht përgjatë relieveve malore. Me pikun më të lartë ditën e Martë dhe të Mërkurë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -10ºC në zonat malore deri në -1ºC në zonat bregdetare.

Gjithashtu për tu theksuar është se si përgjatë ditës së sotme ashtu dhe ditën e Hënë dhe atë të Martë do të ketë erë intensive (stuhi ere) me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që do të arrijë deri në 20-30m/s. Intensiteti i erës do të bjerë nga dita e Mërkurë duke fryrë e qetë.