Reklame:

“Junior Ranger” ne ndihme te pyllezimit te PKDK

Ne kuader te dites Boterore te Ligatinave ne Parkun Kombetar – Divjake-Karavasta u organizuan disa aktivitete ne ndihme te mjedisit.
Gjate nje aktiviteti me prezencen e Ministrit te Mjedisit dhe Turizmit z. Blendi Klosi si dhe me drejtorin e pergjithshem te AZM z. Zamir Dedej ne PKDK nuk mund te mungonin edhe trashegimtaret e rojtaret e ardhshem te ketij parku grupi i Junior Ranger.
Grupi i femijeve Ranger sebashku me nxenes te shkolles 9-vjeçare Mize pas aktivitetit ne Qendren e Vizitoreve u spostuan ne zonen bregdetare per te mbjelle disa fidane pishe te bute.

Vija bregdetare e Plazhit te Divjakes eshte shtuar ne siperfaqe pas terheqjes se konsiderueshme te detit, dhe per kete arsye stafi i ADZM Fier bashke me Grupin Junior Ranger, ne kete periudhe te vitit shtojne aktivitetet e mbjelljes se pishave me qellim pyllezimin e kesaj vije bregdetare dhe krijimin e nje siperfaqeje te re me pisha.