Reklame:

SHBA/ Nis testimi te njeriu i vaksines eksperimentale kunder COVID-19

Një vullnetare në SHBA në gjendje të mirë shëndetësore ka marrë dozën e parë të vaksinës eksperimentale kundër koronavirusit. Kjo raportohet nga AP dhe BBC  që evidentojnë se kjo vaksinë ka si synim luftën e virusit nëse ai do të kthehej në një kërcënim afatgjatë.

Studimi që po kryhet përfshin 45 vullnetarë që do u jepen nga dy doza në ditë për rreth 28 ditë në mënyrë që të testohet efikasiteti i vaksinës mbrojtëse. Në rast suksesi, do të jetë të nevojshme prova të ndryshme me subjekte më të mëdhenj në moshë në mënyrë që të shihet a ka efekte anësore. Vaksina eksperimentale është zhvilluar nga “National Institutes of Health” dhe nga shoqëria e bioteknologjisë moderne me seli në Massachusetts.

Ekspertët shprehen se do të duhen edhe disa muaj për të kuptuar nëse vaksina ose kërkimet e tjera funksionojë. Personi i parë që mori vaksinën të hënen ishte një 43 vjeçare nën e dy fëmijëve.

Megjithatë edhe nëse testet e para shkojnë mirë, do të duhen deri në 18 muaj që një vaksinë të bëhet funksionale për popullatën.