Reklame:

Plani financiar i qeverise / Reagon Sindikata e Fermereve te Bashkuar – Po diskriminohet sektori bujqesor

Pas publikimit te planit financiar per te perballuar situaten e pandemise nga ana e qeverise ka reaguar Sindikata e Fermereve te Bashkuar.
Ata ne nje deklarete per mediat kane shprehur indinjatë të thellë për ketë harresë dhe nënvleftësim që Qeveria i ka bërë dhe i bën fermerëve shqiptarë dhe bujqësisë si sektor i ekonomisë edhe pse ne këtë sektor vetepunësohen rreth 40% e forcës se aftë për punë dhe krijohet rreth 20% e PBB.
Ata deklarojne se situata e krijuar i penalizon ata per tregtimin dhe eksportin e fruta perimeve ku tashme fillon edhe piku i provimit. Mos autorizimi per te levizur jashte orareve te lejuara ka qen dhe eshte nje pengese e madhe per fermeret por qe fatkeqesisht ministria e bujqesise dhe qeveria nuk po i jep nje zgjidhje sepse eshte nje kosto ekonomike qe po rendon ne shpatullat e bujqeve.

“Fakti që ligjërisht veprimtaria jonë nuk konsiderohet biznes, fakti që ne ligjerisht nuk konsiderohemi të punësuar apo punëmarrës sepse jemi të vetpunësuar, fakti që ne nuk konsiderohemi të papunë apo shtresë në nevojë sepse sigurojmë të ardhura nga vetpunësimi  etj etj ; – Nuk do të thot që ne nuk egzistojmë dhe nuk kemi asnjë problem! Ajo që na shqetëson më shumë është që asnjë institucion shtetëror përfshi këtu edhe  Ministrinë e Bujqësise   nuk e kanë gjetur me vend të japin një udhëzim apo një këshillë apo instruksion   se si duhet të veprojë nje fermer me qëllim që të mbrojë veten dhe të tjerët  në procesin e punës për kultivimin, vjeljen dhe dërgimin ne treg të frutatve  dhe zarzavateve të freskëta ,si duhet të veprojnë në fermat blektorale  etj., produkte qe jane te domosdoshme dhe të pa zëvendësueshme në dieten ushqimore të kësaj kohe pandemie”. – shkruhet ne deklarate.

Me poshte keni deklaraten e plote te Sindikates se Fermereve te Bashkuar.