Reklame:

Shqiperia njeh rritje te rasteve me COVID-19/ 28 pozitive vetem sot

Për të tretën ditë me radhë, Shqipëria njeh një rritje të konsiderueshme të personave që konfirmohen me COVID-19. Referuar drejtueses së ISHP-së, Albana Fico në 24 orët e fundit janë realizuar 149 testime dhe janë konfirmuar 28 raste të reja.

Nga rastet e reja, një është fëmijë. Në total, janë testuar 2396 raste të dyshuar dhe janë kofirmuar pozitivë 361 raste. Mosha mesatare 50 vjeç.

Informojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme një 80 vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Shkodër. Ajo ishte paraqitur në mëngjesin e djeshëm dhe u izolua si e dyshuar me COVID. Pas kryerjes së testimeve është vendosur në terapi intensive. Në mbrëmje ka dalë përgjigjia e analizave ku ka rezultuar pozitive por për shkak të gjendjes së rënduar transporti ishte i pamundur” shpjegon Fico.

Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit 5 pacientë janë shëruar duke e çuar në 104 numrin total të të shëruarve.

Në Spitalin Infektiv janë 64 pacientë, 5 në terapi intensive, 1 i intubuar. Në Covid 2, spitali “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 7 pacientë, 6 në terapi intensive, 2 të intubuar. Në të dy spitalet, po marrin shërbim  71 pacientë.

Sipas drejtueses së ISHP-së, rritja e rasteve në Shkodër e Tiranë tregon mosrespektimin e distancimin social dhe masat që janë rekomanduar.