Reklame:

Punet ne bletari ne muajin Prill

Muaji prill është i njohur për lulëzimin e pemëve të ndryshme, si dhe për fillimin e kullosave më të begatshme për bletët. Gjatë këtij muaji nëna natyrë ofron kullosa nga të cilat bletët mbledhin nektarin dhe pjalmin e që janë jetike për zhvillimin e vrullshëm të shoqërive të bletëve. Këtë begati natyrore bletët e shfrytëzojnë shumë mirë duke krijuar rezerva të pjalmit dhe nektarit, i cili kryesisht do të shfrytëzohet për rritjen e gjeneratave të reja të bletëve, dhe si rezervë për periudhat më të varfëra me kullosë, e kjo mungesë reflektohet negativisht tek bletë.
Kjo ndodh kah fundi i prillit kur në masë të konsiderueshme pakësohet kullosa gjer sa të vjen faza e dytë dhe atë nga bimët e livadheve. Preferohet që në këtë kohë dhe në këto situata të intervenojnë bletarët dhe atë në këto mënyra:
– Të vazhdohet me zgjërimin e hapsirës së tufës së shoqërisë, me qëllim të pengimit të prirjës së roitjes natyrale, sepse nëse bëhet vonesa në këtë kohë, më vonë nuk do të mund ta pengojmë ketë ( kjo vlen për shoqëritë e forta ).
– Kur mbushet kati i parë, shtojm katin e dytë, nga kati i parë marrim dy korrniza me pjellë të mbyllur dhe i vendosim në katin e dytë. (zakonisht këto korrniza vendosen si korrniza e 4. dhe e 6. varësisht si janë rradhitur korrnizat në katin e parë) Në katin e parë vendet nga ku i kemi marrur korrnizat me pjellë i plotësojmë me korrniza të ndërtuara apo kolrrniza me petë të reja por ato nuk vendosen njera afer tjetres. ose
– Të hiqen 2-3 korniza me mëmen, mjaltë dhe larva (mvarsisht nga fuqia e shoqërisë) dhe të formoni nukleus të ri, kurse në vend të tyre shtohen korrniza të ndërtuara apo korrniza të reja me petë dylli.
– Të zvendësojë mëmat e vjetra me mëma të reja, sepse mëmat më të vjetra se një vjet e kanë prirjen për roitje shumë më të madhe.
– Nëse kemi amëzor duhet të eliminohen ose nëse kemi nevoj për ta, të njejtit i presim dhe i shartojmë në nukleus. Me këtë mënyrë nuk do ta eliminojmë në tërsi prirjen për roitje natyrale, por vetëm do ta prolongojmë – shtyejmë për një kohë.

kosheret e bleteve
kosheret e bleteve

– Ndërrimi i vendeve të koshereve, nëse ndonjera ka prirje për roitje, ky veprim mundëson zvoglimin e numrit të bletëve mbledhëse në atë zgjua, ndërsa tjetrën e forcon.
– Sipas nevojës vazhdohet me ushqim stimulues.
Bashkimi – përforcimi i shoqërive të bletëve për kullosa
– Bashkimi i shoqërive të bletëve bëhet me qëllim të krijimit të shoqërive më të forta me mundësi të shfrytëzimit të kullosave për prodhimin e mjaltit.
– Bashkimi i shoqërive të bletëve bëhet vetëm kur në bletishte i kemi bletët e shëndosha dhe pa ndonje sëmundje.
– Bashkimin – përforcimin e bëjmë në atë mënyrë që nga një zgjua nxjerrim korrniza të plota me larva-mbarsim nga të cilat i largojmë të gjitha bletët dhe këtë ia shtojmë shoqërive të cilat mendojm t`i përforcojmë.
– Në vendet ku i kemi marrë kornizat me larva vendosim korniza të reja me petë dylli
– Nga zgjojet nënmesatare në bletishte gradualisht i shtojmë nga 1 – 2 korniza, zgjojeve më të forta, me qëllim që t’i shfrytëzojmë sa më mirë për kullosa, sepse nga zgjojet nën mesatare dhe nga zgjojet e dobëta edhe ashtu nuk do të kemi ndonjë dobi të madhe.
– Zgjojet e përforcuara duhet t`i kemi nën kontrollë që mos ta fitojnë prirjen për roitje.
– Mund t`i bashkojmë dy zgjoje bletë e tj.
– Kto veprime ndërrmiren sëpaku 20 ditë para kullosës së forte të cilën e presim.
– Zgjojet e dobëta i stimulojmë me ushqim të lëngët.
Pjalmi si rezervë
– Nëse gjatë muajit prill kemi kullosë shumë të pasur dhe grumbullim të madh të pjalmit, atëherë atë duhet ta mbledhim dhe ta ruajmë si rezervë për më vonë.
– Kur vërejmë se bletët mbledhin pjalm në sasi më të mëdha, atëherë vendosim mbledhësit e pjalmit në hyrje të koshereve, në mënyrë periodike 1-2 ditë, pastaj pauzojmë po aq kohë me qëllim që t’u mundësojmë që bletët të mbledhin pjalmin edhe për nevoja të veta.
– Pjalmi i mbledhur duhet të ruhet në frigorifer me ngrirje të thellë -18 °C, (për një kohë më të gjatë i ruan përmbajtësit e vlefshëm ), ose të thahet nën hije e pastaj të ruhet ne vend të thatë e të errët (për 6. muaj humb reth 30% nga përbërësit e vlefshëm). (Veterineret)