Reklame:

AdZM Fier ofron Divjaken per shetitje virtuale ne natyre

Ne keto dite te veshtira te izolimit si pasoje e pandemise, shetitja ne natyre eshte kthyer ne luks.
Te gjitheve i mungon ajri i paster dhe gjelberimi, per tju ardhur sadopak ne ndihme AdZM Fier sebashku me SIG Foundation kane realizuar nje shetitje virtuale ne natyre.

Videot jane ende te paperfunduara pasi projekti ështe ende ne vazhdim.

https://www.google.com/maps/@40.9899744,19.4942255,3a,75y,272.35h,86.66t/data=!3m6!1e1!3m4!1s3Yjt0JyzhhqLSty33bm3fg!2e0!7i13312!8i6656

“Menaxhimi SMART i produktit turistik të aventurës për shfrytëzimin e aseteve natyrore, qëndrueshmërinë dhe atraksionin e zonës” që po zbatohet në Parku Kombetar “Divjake-Karavasta” nga SIG Foundation dhe mbështetet përmes grantit të dhënë nga Projekti i Regional Cooperation Council – RCC për Promovimin dhe Zhvillimin e Turizmit, i cili financohet nga Komisioni Evropian. 

Në videot virtuale deri me tani jane realizuar ne “Sopin e Bazhorrit”nje shteg prej 2,6 km ne mes te ujit te strugave dhe gjelbërimit të pyllit, që finalizohet me një kullë vrojtimi, nga ku shikohet Ishulli i Bazhorrit (pelikanit).

Drejtori i AdZM ka publikuar linkun e ketyre pamjeve fantastike per tju lehtesuar sado pak stresin e akumuluar nga izolimi.

Ja çfare shkruan ai ne postimin e tij ne facebook:

“Këto ditë të vështira për të gjithë ne, unë ju uroj që të jeni shëndosh e mirë në familjet tuaja. E di se ju mungon natyra,por duhet të durojme edhe ca. Po ju ofroj nje video te realizuar në kuadër të projektit “Menaxhimi SMART i produktit turistik të aventurës për shfrytëzimin e aseteve natyrore, qëndrueshmërinë dhe atraksionin e zonës” që po zbatohet në Parku Kombetar “Divjake-Karavasta” nga SIG Foundation dhe mbështetet përmes grantit të dhënë nga Projekti i Regional Cooperation Council – RCC për Promovimin dhe Zhvillimin e Turizmit, i cili financohet nga Komisioni Evropian.Akoma video nuk është e përfunduar, por mendoj se do funksionojë. Në video ështe turi virtual ne “Sopin e Bazhorrit”nje shteg prej 2,6 km ne mes te ujit te strugave dhe gjelbërimit të pyllit,që finalizohet me një kullë vrojtimi,nga ku shikohet Ishulli i Bazhorrit(pelikanit). Këto dite do kemi të tjera të reja, për t’jua sjellë më pranë natyrën dhe për t’jua bërë më të lehtë karantinën. Shikim të mbarë!”