Reklame:

UNICEF dhe USAID shperndajne 12 000 pako higjenike ne Kosove

Praktikat e duhura të larjes së duarve dhe higjienës janë vendimtare për ta zvogëluar përhapjen e koronavirusit dhe ekspozimin ndaj tij. Popullsia më e varfër dhe më e cenuar janë në disavantazh më të madh për sa i përket qasjes në furnizimet higjienike. Sot, me mbështetjen e USAID-it, 5950 pako familjare higjienike, 240 pako higjienike të qendrës së mjekësisë familjare dhe 1200 pako higjienike për fëmijë janë përgatitur për shpërndarje në tërë Kosovën.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, UNICEF-i ka bërë shpërndarjen e 12,000 pakove higjienike familjare për rreth 72,000 njerëz në 30 komuna ne Kosove.
UNICEF-i ka bërë një vlerësim të shpejtë të përfituesve përmes intervistave telefonike me 204 familje përfituese të përzgjedhura në mënyrë rastësore. 97 përqind e familjeve e kanë vlerësuar ndihmën e marrë dhe kanë kërkuar vazhdimin e mbështetjes.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Z. Philip S. Kosnett, tha se “Lufta kundër COVID 19 kërkon partneritet”.
“Unë jam i impresionuar me punën e institucioneve shëndetësore, OJQ-ve dhe agjencive të tjera. Me shpërndarjen e këtyre mjeteve higjienike për familjet dhe fëmijët ne do të mbrojmë nga virusi familjet më në nevojë ”, tha zoti Kosnett.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z. Murat Sahin, deklaroi se –“UNICEF-i është shumë i kënaqur që po bashkëpunon me USAID-in, një partner global kaq të fortë dhe të përkushtuar, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme kur pandemia COVID-19 ka ndikuar shumë në jetën e fëmijëve dhe të rinjve. Duke filluar me ofrimin e furnizimeve shëndetësore vitale, përfshirë pajisjet mbrojtëse të stafit, pakot higjienike e deri te zgjidhjet inovative për mësim, UNICEF-i po punon për ta ngadalësuar përhapjen e COVID-19 dhe për të minimizuar ndikimin e tij tek fëmijët dhe të rinjtë”.

UNICEF-i vlerëson mbështetjen e madhe nga USAID-i dhe mbetet i përkushtuar që të punojë me institucionet dhe partnerët për ta ndalur përhapjen e virusit dhe për t’i mbajtur të sigurt fëmijët dhe familjet e tyre.

UNICEF-i punon në disa nga vendet me gjendjen më të vështirë në botë, për t’u ofruar ndihmë fëmijëve më të privuar në botë. Në të gjitha 190 vendet dhe territoret, ne punojmë për çdo fëmijë, kudo që ata janë, për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.