Reklame:

Divjake/ Fermeret ankohen per çmimin e qepes dhe patates

Prodhimi i patates dhe qepës është në fazën e vjeljes në Myzeqe, por fermerët në Divjakë janë të shqetësuar për treg. Kërkesa është e ulët sipas tyre dhe çmimi po ashtu.

Duke patur parasysh këtë luhatje çmimi përpara disa ditësh, shoqata e fermerëve në Divjakë vendosi nje çmim tavan per qepen dhe për pataten, 40 lek kg.

Megjithatë fermerët nuk janë të gjithë në një mendje dhe kjo ka bërë që blerësit të mos drejtoheshin më në treg por direkt në parcela te fermerët duke ua diktuar edhe çmimin. por me uljen e çmimit në 28 lek kilogrami, sërish fermerët u ankuan se nuk mbulojnë shpenzimet.

Ata shprehen teper te zhgenjyer nga shteti, pasi nuk kane marre asnje ndihme.  Asnje subvencion

nga qeveria por edhe asnje ndihme per ti siguruar tregun e shitjes me çmime qe te justifikojne prodhimin dhe mundin e ketyre fermereve punetore e te palodhur ne bujqesi.

Kjo prodhuese e perimeve ne Divjake eshte e zhgenjyer nga deputeti i zones. ?.Perimet po i shesin lire ndersa eksportet nuk po terheqin prodhimet.??????

Gepostet von Lushnja info am Donnerstag, 14. Mai 2020

Prodhimi ne këtë zonë është shumë i madh por mungesa e grumbullimit nga pika e eksporteve ka bërë qe ky prodhim te mbetet ne arë.