Reklame:

Qershite dhe efektet pozitive ne organizem

Qershitë janë një nga frutat më të shëndetshme dhe më të shijshme. Një grusht qershi, ose rreth 21 qershi, përmbajnë më pak se 100 kalori dhe 15% të nevojave tuaja ditore për vitaminë C.

Por këto nuk janë arsyet e vetme se përse qershitë nuk duhet të mungojnë nga tavolina jonë. Qershitë kanë antioksidantë dhe një burim i fuqishëm i antioksidantëve dhe komponimeve anti-inflamatore. Ato ngadalësojnë plakjen dhe parandalojnë sëmundjet kronike, si sëmundjet e zemrës, kancerin, Alzheimerin, diabetin dhe mbipeshën.

Kanë pak sheqer. Efekti anti-inflamator i qershive ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit, por përveç kësaj, qershitë renditen ndër frutat me më pak sheqer. Kjo do të thotë që ato nuk shkaktojnë luhatje të papritura në nivelin e sheqerit në gjak dhe insulinës.

Ndihmojnë për një gjumë të qetë. Qershitë janë një nga burimet e pakta të melatoninës, një hormon që ndihmon në kontrollin e gjumit. Një studim tek burrat dhe gratë me probleme të pagjumësisë zbuloi se në 200 ml lëng qershie në mëngjes dhe një deri në dy orë para gjumit, është mjaft efektiv.

Gjithashtu studimet kanë treguar se lëngu i qershisë mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit.