Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, u ka dhene Myftinive te vendit rregullat dhe protokollet per te zbatuar gjate faljes se Kurban Bajramit.
Myftinia Lushnjë bën me dije se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër të gjitha xhamitë e bashkive Lushnjë dhe Divjakë sipas masave dhe protokollit të pandemisë.
Ceremonia e Kurban Bajramit
– 06:30 – Falja e Namazit
– 06:35 – Hytbeja e Kurban Bajramit
Luten të gjithë besimtarët të respektojnë masat e mëposhtme të sigurisë:
• Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.
• Të mbahet maska nga çdo besimtar.
• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
• Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.
• Ndalohet përdorimi i abdest’haneve dhe tualeteve.
• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.
• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.
• Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të cdo xhamie.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia Lushnje ju uron Gëzuar Kurban Bajramin të gjithëve!