Reklame:

Vazhdon ndotja e Parkut nga pushuesit pa kulture!

Situata e ndotjes se ambjenteve ne Parkun Kombetar Divjake – Karavasta vazhdon te jete problematike. Edhe pse vazhdimisht eshte bere thirrje nga punonjesit e Parkut, organizatat mjedisore dhe mediat per ruajtjen dhe grumbullimin e mbetjeve te krijuara nga pushuesit per ne vendet e caktuara, ka akoma njerez te pandergjegjshem qe nuk respektojne rregullat. Edukimi dhe ndergjegjesimi duhet shoqeruar me penalizim si ne çdo vend te botes, ndryshe njeriu nuk ve mend. Administrata e PKDK ka bere dhe do vazhdoje te beje gjithmone thirrje per mbrojtjen e natyres.

Diten e marte eshte evidentuar nje vend i cili siç shprehet Dr. Ardian Koçi ishte “i masakruar” nga mbeturinat e lena nga ata perdorues te parkut te cilet duan thjesht te shijojne momentin, pa menduar per te tjeret qe do vijnë pas.

Punonjes te AdZM Fier, se bashku me grupin Junior Rangers, ndermoren nje aksion per pastrimin e kesaj zone.
Te gjithe se bashku mundemi ta eleminojme kete fenomen, por duhet te kembengulim dhe te mos rreshtim se ndergjegjesuari peshkataret dhe pushuesit per te mos shkuar tek perdorimi i gjobave apo edhe tek ndalimi i ketyre personave te futen ne Parkun Kombetar Divjake- Karavasta, e cila fatkeqesisht po duket si e vetmja zgjidhje.

Natyra e mrekullueshme e kesaj zone eshte e te gjitheve dhe te gjithe duhet te kujdesemi per mbrojtjen dhe mbajtjen paster te saj.