Reklame:

Pelikani Kaçurrel ne Divjake/ Moti i acarte veshtireson procesin e riprodhimit

Temperaturat e ulta dhe moti i acarte qe ka perfshire te gjithe territorin e shqiperise ka shkaktuar probleme jo vetem per njerezit por edhe per boten e eger.
Debora dhe ngricat kane mberritur edhe ne bregdetin e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta duke veshtiresuar jetesen e shpendeve te eger. Simboli i PKDK Pelikani Kaçurrel nje shpend i cili folezon dhe riprodhohet vetem ne Lagunen e Karavastase per vendin tone, eshte kapur disi i papergatitur nga keto temperatura te ulta por ka arritur te perballoje me sukses keto ngrica. Duke nisur nga muaji janar pelikani Kaçurrel ka nisur procesin folezimit dhe ne ishull tashme pelikanet kane ndertuar folete e tyre te dashurise per te celur pasardhesit e vegjel.

Drejtori i AdZM Fier Ardian Koçi dhe stafi i tij monitorojne dhe ruajne çdo dite ishullin e pelikanit per mos te lejuar asnje grabitqar, peshkatar apo cdo personi tjeter qe te afrohet me qellim apo pa qellim ne ishull. Kjo periudhe eshte teper delikate dhe cdo shqetesim sado i vogel do te jepte pasoja per kolonine e Pelikanit.
Nga monitorimi qe kryhet me dron ne ishullin e pelikanit ne Lagunen e Karavastase eshte verejtur se temperaturat jo te zakonshme per kete zone me disa grade nen zero kane dhene impaktin e pare negativ ne procesin e riprodhimit te Pelikanit Kaçurrel.
Drejtori, z. Koçi ne nje postim ka deklaruar se nga monitorimi verehet se dy cifte pelikanesh jane dorezuar ndaj temperaturave ekstreme dhe jane larguar nga folete (njera me 2 veze dhe tjetra me 1), por fatmiresisht 76 ciftet e tjera te pranishem ne ishull e kane perballuar me sukses dhe vijojne procesin e riprodhimit normalisht. Pritet, qe gjate javeve ne vijim, numri i foleve te vazhdoje te rritet, duke shpresuar qe se paku te arrije dhe tejkaloje rekordin e vitit te kaluar prej 85 çiftesh folezuese.

Postimi i plote i Dretorit te AdZM Fier Ardian Koçi:

Gjithashtu vlen te theksohet edhe puna e mire qe behet çdo vit ne ishull per te rritur nivelin e foleve. Stafi i AdZM Fier sebashku me specialiste, tashme cdo muaj dhjetor çon mbetje drusore ne ishull per te rritur nivelin e foleve te Pelikanit qe mos te rrezikohen nga rritja e nivelit te ujit gjate stines se dimrit. Ashtu si shikohet edhe ne foto niveli i ujit ne lagunen e Karavastase eshte rritur ndjeshem duke zaptuar nje pjese te mire te ishullit por nuk ka mundur te rrezikoje folete e pelikanit. Fale kesaj pune per rritjen e nivelit te foleve shpetohet i gjithe procesi i riprodhimit te Pelikanit Kaçurrel ne Shqiperi.