Reklame:

Lushnja dhe rreziku qe mbartin pallatet me polisterol!

Lushnja ka perfituar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nje financim per veshjen me sistem kapot apo termoizolim te disa pallateve ne qytet! Se cilat kane qene kushtet teknike dhe sa gjasa ka qe te kemi nje situate te perseritur apo te ngjashme ne Lushnje kete e dine vetem firma apo personat qe realizuan punimet dhe supervizori qe e certifikoi e ne fund fare bashkia qe e mori ne dorezim. Ka nje liste te gjate veprimesh dhe materialesh qe jane teknike por nje gje eshte e qarte si drita e diellit ne kete histori!

1 – Makuteria e ndertuesit ne Tirane por jo vetem per te fituar ne cdo ze punimesh te objektit, pasi e njejta kompani pak vite me pare ka pesuar renie zjarri ne fasade tek rruga e Kavajes afer Policise Bashkiake.

2 – Mungesa e funksionimit te hallkave kontrolluese shteterore per standartin e punimeve dhe materialin e perdorur sipas projektuesit. Dihet se firmosja e nje procesverbali behet me zarf te hollash qe mbulojne cdo abuzim.

Bashkia Lushnje duhet ti paraprije situatave te kesaj natyre duke marre masa si ndergjegjesimi i banoreve ne pallatet e veshur me kete material lehtesisht te djegshem (polisterol apo shkume deti sic e quajme rendom) sistemin kapot apo termoizolimin. Po ashtu strukturat shteterore duhet te kene nje vemendje te shtuar pasi parandalimi ne cdo rast kushton shume me lire.

Shkelqim Bylykbashi